LAJMI I FUNDIT:

Në Turqi arrestohet bosi serb i drogës – policia gërmoi oborrin e vilës ku jetonte ai, dyshonte se mund të ishte varrosur trupi i ‘rivalit’ të tij

Në Turqi arrestohet bosi serb i drogës – policia gërmoi oborrin e vilës ku jetonte ai, dyshonte se mund të ishte varrosur trupi i ‘rivalit’ të tij

Policia turke të dielën ka arrestuar Zeljko Bojanic, një bos mafioz serb, në lagjen Sarıyer të Stambollit.

I kërkuar me një urdhër-arresti ndërkombëtar dhe i implikuar në kontrabandën e drogës, Bojaniç u akuzua gjithashtu për vrasjen e serbit Risto Mijanoviç, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Skuadrat e policisë gërmuan oborrin e vilës ku fshihej Bojanic, duke dyshuar se aty mund të varrosej trupi i Mijanoviqit.


Vetë Mijanoviç ishte një anëtar i klanit kriminal Skaljari, i cili ishte “në armiqësi” me klanin Kavac të Bojanic që nga viti 2014.

Ndrzyshe, klani Kavac u fajësua për vrasjen e bosit të Skaljarit, Jovan Vukotiç në Stamboll në shtator.

Transmetuesi turk CNN Türk raportoi se Bojaniç, i cili njihet me pseudonimin “Boris”, ishte ndër 45 kriminelët më të kërkuar të Evropës dhe hyri në Turqi me një pasaportë false që mbante emrin “Andelew Belchew Jordan”.

Ndërkohë mediat kanë raportuar se anëtarët e një bande turke, kreu i së cilës po mbahet në Itali, janë paguar rreth 1 milion euro (975,495 dollarë) për vrasjen e Vukotiçit.

Vukotiç, i kërkuar nga Serbia, u kap në Turqi tre vjet më parë dhe u ekstradua në Serbi, ku u lirua pas një gjyqi.

Ai me sa duket u kthye në Turqi me një ID dhe pasaportë false, si Bojanic. Rreth 50 njerëz janë vrarë në grindjet e dy klaneve që nga viti 2014. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Jordania e gatshme për luftë me Izraelin nëse Netanyahu i dëbon me forcë palestinezët

Jordania e gatshme për luftë me Izraelin nëse Netanyahu i dëbon me forcë palestinezët

Azia
Pas propozimit të Trumpit, Izraeli urdhëron ushtrinë të hartojë planin që palestinezët të largohen nga Gaza

Pas propozimit të Trumpit, Izraeli urdhëron ushtrinë të hartojë planin që palestinezët të largohen nga Gaza

Azia
Aksident në Kroaci, autobusi nga Kosova del nga rruga - policia jep detajet e para

Aksident në Kroaci, autobusi nga Kosova del nga rruga - policia jep detajet e para

Kroacia

"Kështu duket demokracia" - mijëra qytetarë në mbarë SHBA-në protestojnë kundër politikave të Trumpit

Amerika
Zhvendosja e banorëve të Gazës do të ishte e përkohshme, thotë Rubio

Zhvendosja e banorëve të Gazës do të ishte e përkohshme, thotë Rubio

Azia
SHBA mund të zbulojë planin e paqes të Trumpit për Ukrainën, që në fillim të javës së ardhshme

SHBA mund të zbulojë planin e paqes të Trumpit për Ukrainën, që në fillim të javës së ardhshme

Evropa
Kalo në kategori