Në tri komuna të Kosovës sot ka filluar vaksinimi i personelit shëndetësor

Sot ka filluar vaksinimi i personelit shëndetësor kundër virusit COVID-19, edhe në tri komuna të Kosovës.
Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, sot e ka vizituar Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Obiliq, ku edhe po jepen vaksinat anti-COVID.
Siç thuhet në njoftim për media, aktualisht në dispozicion QKMF-Obiliq i ka 70 vaksina për stafin mjekësorë, ndërkaq në total janë 105 profesionistë shëndetësorë.
Edhe në Komunën e Kamenicës sot ka filluar vaksinimi i personelit shëndetësor, të cilin lajm e bëri të ditur përmes rrjetit social në Facebook, kryetari i kësaj komune, Qëndron Kastrati.
Kastrati gjatë vizitës që ia bëri Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare tha se uron që sa më parë të sigurojnë edhe doza tjera të vaksinës anti-COVID.
“Bashkë me drejtoreshën e Shëndetësisë Suna Zajmi-Krasniqi, sot vizituam Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, ku edhe nisi vaksinimi kundër virusit SARS-CoV-2. Uroj e shpresoj që sa më parë të sigurojmë doza tjera të vaksinës, sepse nevoja është e madhe. Faleminderit ekipit të vaksinimit dhe gjithë stafit shëndetësor për punën e jashtëzakonshme që kanë bërë gjatë ballafaqimit me pandeminë”, ka shkruar Kastrati.
Edhe Komuna e Suharekës, nga sot ka nisur vaksinimi kundër COVID-19 i personelit shëndetësor pasi që kjo komunë është pajisur me 110 dozat e para të vaksinës AstraZeneca.
Por në këtë komunë thonë se këto doza nuk janë të mjaftueshme për stafin shëndetësor të Suharekës. Vaksinimi në këtë komunë po bëhet në një hapësirë të veçantë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare.
Drejtoresha e Shëndetësisë në komunën e Suharekës, Besa Kuqi tha se tashmë edhe në këtë komunë ka nisur vaksinimi i stafit mjekësor, por thotë se 110 doza e vaksinës AstraZeneca nuk janë të mjaftueshme për këtë kategori pasi kjo komunë ka 215 profesionistë shëndetësor.
Ndryshe, që nga dita e premte në disa komuna të Kosovës ka nisur vaksinimi i personelit shëndetësor. Më 28 mars Kosova nga COVAX-i i OBSH ka pranuar 24 mijë dozat e para të vaksinës AstraZeneca të cilat janë paraparë të jepen për profesionistët shëndetësor, kategoritë e të moshuarve mbi moshën 85 vjec dhe atyre me sëmundje kronike.
Ndërkaq, këshilltar politik i ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, Sami Uka në një prononcim për Telegrafin ka thënë se deri të martën mbrëma janë vaksinuar 3.181 persona kundër virusit COVID-19.
Ndërsa, si pasojë e rritjes së numrit të të infektuarve me COVID, nga sot kanë hyrë në fuqi masat e reja anti-COVID, që përfshinë mbylljen e gastronomisë ku lejohen vetëm shërbime “merr me vete”, ndërsa mbyllja e qendrave tregtare.
Po ashtu është kufizuar lëvizja e qytetarëve nga ora 22:00 deri në orën 05:00. Këto masa do jenë në fuqi deri më 18 prill. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Austria lehtëson procedurat e konvertimit të patentë-shoferëve të Kosovës, nga 1 marsi nuk do të ketë provim praktik të vozitjes

Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri