LAJMI I FUNDIT:

Në tre muajt e fundit të 2019-ës, mbi 67 mijë njerëz vizituan hotelet e Kosovës

Në tre muajt e fundit të 2019-ës, mbi 67 mijë njerëz vizituan hotelet e Kosovës

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Hotelerisë në Kosovë për periudhën TM4 2019.

ASK-ja bën të ditur se në tremujorin e katërt të vitit 2019 (TM4 2019) pjesë e anketës ishin 216 hotele, që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e Kosovës.

Përmes një komunikate për media ASK thotë se pjesa më e madhe e hoteleve gjenden në rajonin e Prishtinës, të Pejës, e kështu me radhë.


“Në TM4 2019, numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) ishte 67 493, prej tyre 38.83% ishin vendorë dhe 61.17% ishin të jashtëm. Ndërsa, numri i net-qëndrimeve ishte 114 209, prej tyre 35.01% nga vendorët dhe 64.99% nga të huajt”, thuhet në komunikatë.

Sipas ASK-së, numrin më të madh të vizitorëve dhe net-qëndrimeve të tyre e ka Rajoni i Prishtinës me 30834 vizitorë dhe 54568 net-qëndrimi.

“Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në Prishtinë, Prizren, Pejë e kështu me radhë. Sa u përket vizitorëve të huaj, numri më i madh është nga Shqipëria, Gjermania, Turqi, etj. Këtij publikimi i është bashkangjitur edhe një shtojcë e veçantë, që përmban të dhëna nga Policia e Kosovës, lidhur me numrin i vizitorëve të huaj sipas pikëkalimeve kufitare gjatë vitit 2017-2019”, thuhet në komunikatë.

Statistikat tjera të Hotelerisë mund t’i gjeni KËTU.

Në trend Lajme

Më shumë
Çfarë do të ndodhë nëse SHBA largon trupat, flet ish-komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë

Çfarë do të ndodhë nëse SHBA largon trupat, flet ish-komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Kur do të mund të formohet Qeveria e re e Kosovës?

Kur do të mund të formohet Qeveria e re e Kosovës?

Lajme
Berisha akuzon komisionerët për dallavere në numërim: Janë militantë partiakë e familjarë të kandidatëve

Berisha akuzon komisionerët për dallavere në numërim: Janë militantë partiakë e familjarë të kandidatëve

Lajme
Franca nderon ish prokuroren Drita Hajdari me medaljen Kalorës i Urdhrit Kombëtar të Meritës

Franca nderon ish prokuroren Drita Hajdari me medaljen Kalorës i Urdhrit Kombëtar të Meritës

Lajme
Gruaja shqiptare e burri serb kanosen nga disa serbë të Banjskës, u kërkohet të largohen

Gruaja shqiptare e burri serb kanosen nga disa serbë të Banjskës, u kërkohet të largohen

Lajme
Kalo në kategori