Në qytetin e Probishtipit do të mbahet debat publik me temë ''Ndërtimi i kapaciteteve lokape për krijimin e politikave rinore'', përcjell Telegrafi Maqedoni.

Debati është pjesë e projektit me të njëjtin emër, i financuar nga Bashkimi Evropian, ndërkaq zbatohet nga Fondacioni për shërbime ndërmarrësie për të rinj dhe Fondacioni Euro qendër në bashkëpunim me komunën e Çashkës, Probishtipit dhe Nagoriçanit të vjetër.


Pas Probishtipit, debati do të organizohet në Çashtë dhe Nagoriçanin e vjetër, komuna që do të jenë shfrytëzues të drejtpërdretë të masave pilot të destinuara për përmirësimin e gjendjes së të rinjve.

Projekti parasheh formimin e tre forumeve të përbashkëta të përbëra nga përfaqësues të komunave, organizatave qytetare dhe të rinjve të cilët do të përqëndrohen në përcaktimin dhe përcjelljen e zbatimit e masave lokale./Telegrafi/