Ghetto Geasy dhe Majk kanë pasur performancën e tyre të parë pas lansimit të projektit të tyre “Ajo”.
Ata kanë performuar në Folie Terrace, prej ku ata kanë shfaqur një performancë të jashtëzakonshme.

Aty sigurisht se u performua edhe projekti “Ajo”, një manifest veror i cili tashmë mund të konsiderohet i suksesshëm, shkruan Telegrafi.


Publiku në Tiranë e mirëpriti këngën, gjithnjë sipas një postimi në rrjetin social Instagram, ku publiku shihet duke kënduar tekstin e këngës edhe pse kishte një ditë nga lansimi i projektit.

“Ajo” nga Geasy dhe Majk tashmë po shkon drejt 2 milion klikimeve brenda tri ditëve. /Telegrafi/