Skenës politike në Kosovë, shumë shpejtë pritet t’i shtohet edhe një parti e re. Kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari- Lila dhe deputeti i pavarur, Ilir Deda janë në vlugun e përgatitjeve për prezantimin e partisë së re.
Mimoza Kusari Lila, ka konfirmuar për Indeksonline se partia e re prite të zyrtarizohet gjatë muajit tetor.
Ndërsa sa i përket emrit dhe kryetarit të saj, Lila ka thënë se ende nuk është vendosur pasi janë në fazën e definimit.
“Në dinamiken e prezantimit e kemi në muajin tetor. Jemi duke i bërë përgatitjet për regjistrimin e partisë dhe për mbajtjen e Konventës se parë, e cila do të mbahet në tetor”, ka thënë Kusari- Lila.
Partia e re sipas saj, është e hapur për të gjithë ata që besojnë se forca e re është e domosdoshme për të bërë ndryshime substanciale në Kosovë dhe mi dhënë një kahe të re zhvillimeve politike të Kosovës. E pyetur se kush përveç saj dhe Ilir Dedës do të jetë pjesë e kësaj partie, kryetarja e Gjakovës ka thënë se atë ditë kur do të prezantohet emri i ri i partisë do të prezantohen edhe grupi i parë i atyre të cilët do të jenë bashkëthemelues të partisë.
“Unë mendoj se ka hapësirë shumë të madhe për shkak se ata të cilët nuk votojnë sot në Kosovë përbëjnë elektorat të madh, flasim për një elektorat të fjetur, lë anash edhe elektoratin e pakënaqur të partive që janë në pozitë dhe opozitë. Prandaj mendoj se do të varet edhe nga ne sa arrijmë t’i afrojmë”, ka shtuar Kusari Lila.
Situata aktuale politike në vend, sipas saj, është argument shtesë se gjërat nuk po mund të lëvizin në drejtimin e duhur prandaj duhet diçka tjetër.
“Qytetarët e kanë shansin që në këtë platforme të re politike ,e cila nuk varet nga emrat e disa individëve, por do të bazohet në ideologji ta shfaqin gjithë potencialin dhe energjinë e vet për ndryshime pozitive në Kosovë”, ka theksuar Kusari Lila.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit
Në Prishtinë konfiskohen rreth 25 kg marihuanë, arrestohen katër të dyshuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!