Tek kalimi kufitar “Tabanoc” ka frekuencë të zmadhuar të automjeteve, koha e pritjes për dalje nga shteti është prej 15 deri në 30 minuta.

Komunikacioni i rrugëve shtetërore zhvillohet kryesisht nëpër korsi të thata, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Komunikacioni në rrugën Rosoman-Kavadar PI-107, i cili sot për një kohë të caktuar ishte i ndaluar për shkak të punëve të ndërtimit, është normalizuar në orën 15:40.

LAMM rekomandon për vozitje të kujdesshme, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur./Telegrafi/