LAJMI I FUNDIT:

Në Tabanoc pritet dy orë për hyrje në vend

Në Tabanoc pritet dy orë për hyrje në vend

Nga LAMM njoftojnë kolona në vendkalimet kufitare të Maqedonisë së Veriut.

Më së shumti dendësi të automjeteve ka në vendkalimin kufitar në “Tabanoc” nga ku pritet rreth dy orë, ndërsa në vendkalimet tjera kufitare ka pritje rreth një orë për hyrje në vend.


Ndërkohë Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM) rekomandon për respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të mjeteve, veçanërisht nëpër lugina dhe përrenj, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut.

Kjo vlen veçanërisht për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë./Telegrafi/