Plumbat e sekuestruar nga serbë e armatosur në veriun e Kosovës në fund të shtatorit u prodhuan në Serbi vetëm vitin e kaluar, ndërsa predha mortajash dhe granatahedhës kaluan nëpër qendrat e mirëmbajtjes shtetërore serbe në vitin 2018 dhe 2021, ka zbuluar BIRN nga analiza e simboleve të identifikuara arsenalin e gjerë.
Një pjesë e armatimit të konfiskuar në fund të shtatorit, që u la pas nga serbët e armatosur në veriun e Kosovës, kaloi nëpër duart e shtetit serb gjatë pesë viteve të fundit, duke përfshirë plumbat që u prodhuan vetëm vitin e kaluar, raporton BIRN.
BIRN përdori metoda të inteligjencës virtuale, të njohura si OSINT, dhe intervista me burime për të identifikuar llojin, kompaninë prodhuese dhe vitin e prodhimit të armëve.
Analiza e simboleve të identifikuara nga BIRN në armët dhe municionin e konfiskuar nga policia e Kosovës, duke përfshirë predha mortajash dhe granatahedhëse, nuk vërteton se si ato përfunduan në duart e grupit të armatosur, i cili drejtohej nga Milan Radoiçiq, në atë kohë nënkryetar i partisë politike që përfaqëson serbët e Kosovës, Lista Serbe, dhe i lidhur ngushtë me partinë në pushtet në Serbi, Partia Progresive.
Por ajo sugjeron se armët ose janë vjedhur nga depot shtetërore, janë shitur te një tregtar privat armësh i cili i ka shitur ose ia ka dhënë Radoiçiqit, ose janë dorëzuar nga shteti.
Ato përfshinin mina anti-këmbësorike MRUD, predha mortajash M73 60 mm, raketahedhës antitank M80 “Zolja” dhe një granatëhedhës automatik M93, të cilat u ekspozuan nga policia e Kosovës.
BIRN mund të konfirmojë që predhat e mortajave dhe raketat antitank kishin kaluar nëpër qendrat shtetërore të mirëmbajtjes në Serbinë qendrore përkatësisht në vitin 2018 dhe 2021.
Presidenti dhe qeveria e Serbisë kanë mohuar të kenë lidhje me veprimet e grupin e armatosur të Radoiçiqit, të cilët vranë një oficer policie shqiptar të Kosovës në orët e para të 24 shtatorit në një pjesë të populluar me shumicë serbe të veriut të Kosovës, përpara se të mbylleshin në territorin e një manastiri ortodoks.
Tre persona të armatosur u vranë në operacionin që pasoi të policisë. Qeveria e Kosovës ka thënë që përfshirja e Radoiçiqit është një tregues i qartë i mbështetjes së shtetit serb, diçka që Radoiçiqi e ka hedhur poshtë.
Më interesant është municioni, i cili përfshin plumba pushke automatike – 7.62×39 mm – që përputhen me ato të prodhuara në vitin 2022 nga fabrika Belom, prodhuesi më i ri shtetëror i armëve në Serbi.
“Ky është me të vërtetë municion i ri dhe autoritetet serbe mund të gjurmojnë se kujt i është shitur”, tha Novica Antiq, një zyrtar i lartë i Sindikatës së Ushtrisë Serbe. “Shteti serb duhet të jetë më i interesuari për ta hetuar këtë.”
Ministri serb i Mbrojtjes Milosh Vuçeviq ka thënë se fakti që armët janë prodhuar në Serbi nuk dëshmon asgjë, duke treguar fotografi të policisë së Kosovës me armë të prodhimit serb.
Ministria e mbrojtjes e Serbisë nuk iu përgjigj kërkesës për koment për këtë artikull.
Plumba pushke automatike
I njëjti lloj plumbi në faqen e internetit të kompanisë Belom. Vendi ku është shënuar viti i prodhimit dhe kalibri janë identikë, duke vërtetuar se viti i prodhimit të plumbi të konfiskuar në Kosovën e veriut është 2022. FOTO: Plumba të gjetur nga Policia e Kosovës.
Midis municioneve kishte fishekë 7.62×39 mm, të një pushke të zakonshme automatike, të cilët kishin të shënuar 2022 si vit prodhimi. Simbolet dhe pozicioni i tyre në fishekët e konfiskuar nga policia e Kosovës korrespondojnë qartë me ato të plumbave të kalibrit të njëjtë të reklamuara në faqen zyrtare të kompanisë Belom, shtesa më e re në industrinë e armëve të Serbisë që është regjistruar në regjistrin e serb të biznesit në vitin 2016.
Pronari i saj përfundimtar është gjiganti shtetëror i armëve Yugoimport SDPR, ndërsa fabrika përdor pajisje dhe makineri të blera nga prodhuesi belg i makinerive NLC në një marrëveshje të raportuar më parë nga BIRN dhe që, sipas auditorëve të KPMG-së, ishte në dëm të taksapaguesve serbë. Makineria e blerë nga NLC është pikërisht lloji i përdorur për prodhimin e fishekëve 7.62×39 mm, lloji i përdorur nga grupi i Radoçiqit.
BIRN dërgoi një kërkesë për qasje në dokumente publike në Ministrinë e Eksportit të Brendshëm dhe të Jashtëm të Serbisë, duke pyetur për eksportin e municionit Belom të këtij lloji të prodhuar në vitin 2022, për të identifikuar blerësit e mundshëm. Deri në momentin e publikimit, nuk pati asnjë përgjigje.
Predha mortajash M73
FOTO: Predha mortajash 60 mm M73 të prodhuara në Krusik Valjevo dhe të sekuestruara nga policia në Kosovë.
Bazuar në një analizë të simboleve në armë, BIRN mund të raportojë se fishekët M73 janë prodhuar në fabrikën shtetërore të armëve Krusik, në Valevë, Serbi, dhe mbajnë shënimin “RZK 1801, R” – që do të thotë se ato janë dërguar për mirëmbajtje në Qendrën e Riparimit në Kragujevc në vitin 2018.Burimet thonë se shkronjat cirilike në predhat M73 nënkuptojnë se ato fillimisht ishin bërë për Ushtrinë Serbe, por se mund të jenë shitur më vonë te një tregtar privat armësh.
Raketahedhës anti-tank
Raketahedhëset anti-tank Zolla kanë vulën “RZK 2101, 11R”, që do të thotë se janë riparuar gjithashtu në Kragujevc, por në vitin 2021.
Ekspertët ushtarakë nga Kosova, të cilët folën në kushte anonimiteti, thanë se Zollat e paketuara nuk gjenden zakonisht në tregun e zi për shkak të kontrolleve të rrepta në trajtimin e tyre. Serbia ka një sistem mjaft të mirë inventari, tha eksperti ushtarak nga Serbia, Aleksandër Radiq, dhe nëse diçka mungon nga rezervat ushtarake, mund të gjurmohet shpejt.
“Për çdo armë ka një regjistrim të saktë”, tha ai. “Vendi ynë është krenar për këtë. Sa herë që ka pasur ndonjë incident terrorist në Evropë ku, për shembull, është përdorur një armë Zastava, sistemi ynë mund të zbulonte shpejt nëse ajo armë ishte në sistem apo jo dhe çfarë kishte ndodhur me të. Tani mund të bëhet e njëjta gjë.”
Granatahedhës M93
FOTO: Armë të konfiskuara, përfshirë një granatahedhëse automatike M93.
Granatahedhësja M93 u prodhua në fabrikën Zastava të Kragujevcit. Një listë paketimi e gjetur në vendngjarje, dhe e cila normalisht do të ishte në kutinë e armës, sugjeron se ajo në një moment ka kaluar përmes një qendre tjetër shtetërore mirëmbajtjeje – Qendra Teknike-Riparuese Çaçak- gjithashtu në Serbinë qendrore. Si lista e paketimit ashtu edhe arma e sekuestruar kanë të njëjtin numër fabrike – 201.
As qendra e mirëmbajtjes në Kragujevc as ajo në Çaçak nuk iu përgjigjën kërkesave për koment.
Sipas faqes së internetit të kompanisë Zastava, M93 është një armë këmbësorie e krijuar për “asgjësimin e forcave të gjalla të mbuluara dhe të pambuluara në distanca deri në 1,700 m, si dhe për shkatërrimin e mjeteve të lehta luftarake të blinduara në distanca deri në 1,000 m”. Zastava nuk iu përgjigj një kërkese për koment.
Një burim ushtarak serb, duke folur në kushte anonimiteti, tha se lista e paketimit e gjetur nga policia e Kosovës dukej autentike dhe se ai njohu tre nga nënshkruesit.
Radiq tha se fakti që arma kishte kaluar mirëmbajtjen nënkuptonte se nuk kishte gjasa të ishte menduar për shitje, veçanërisht pasi Serbia nuk ka një tepricë M93.“ABG (granatahedhës automatik) nuk janë shitur kurrë pas riparimeve sepse ne nuk kemi patur një tepricë të tyre”, tha ai.
“Atëherë pse një (granatahedhës) i ri do të shkonte për riparim?”
Antiq tha se armët me shumë gjasa ishin vjedhur nga rezervat ushtarake ose ishin shitur te tregtarë privatë armësh në Serbi, të cilët më pas ia rishitën ato grupit të Radoiçiqit.
“Personalisht, nuk mendoj se ato armë grupit të Radoiçiqit ia dha drejtpërdrejtë ushtria, por se ai i ka marrë ato në ndonjë mënyrë të tërthortë”, tha Antiq për BIRN. Pra, ose u vodhën ose armët iu erdhën përmes tregtarëve privatë të armëve.
Kjo nuk përjashton mundësinë që zyrtarë shtetërorë të jenë të përfshirë, tha ai, por vetëm se armët nuk kanë ardhur nga “njësi ushtarake” zyrtare.
Radiq, megjithatë, tha se nuk mund të imagjinohej se dikush mund të shtinte në dorë një sasi të tillë armatimi të rëndë pa bashkëpunimin e zyrtarëve shtetërorë dhe ushtarakë serbë.
“Serbia ka kontroll të rreptë mbi eksportet dhe nuk mund të mendojmë se ata morën certifikata prej disa vendeve afrikane (ku Serbia eksporton armë) dhe më pas morën disa pushkë prej tyre për t’ia dhënë grupit të Radoiçiqit.”
Mina anti-këmbësorike
Mina anti-këmbësorike MRUD të prodhimit jugosllav të konfiskuar nga policia e Kosovës.
Policia e Kosovës konfiskoi gjithashtu një numër minash anti-këmbësorike MRUD të prodhuara nga Jugosllavia, të dizajnuara për të plagosur ose vrarë nga copëtimi.
Në bazë të shënimeve në to, minat e sekuestruara janë prodhuar në vitin 1984.
Disa ish-republika jugosllave, përfshirë Serbinë, kanë pranuar se zotërojnë një numër të paspecifikuar minash copëtuese me drejtim të tipit MRUD, por kanë thënë se ato janë përdorur vetëm në modalitetin e shpërthimit të komanduar dhe për këtë arsye nuk i nënshtrohen Konventës së Kombeve të Bashkuara për Ndalimin e Minave.
Antiq, nga Sindikata e Ushtrisë, tha se Serbia ka mina të tilla në depo dhe objekte riparimi, por se ato janë shfaqur gjithashtu në tregun e zi që nga luftërat jugosllave të viteve 1990.
“Serbia ka mina MRUD; ato nuk janë mina klasike dhe nuk janë të ndaluara”, tha ai për BIRN. “Por ato mund të gjenden lehtësisht në tregun e zi.”
Minat MRUD, për shembull, gjetën mënyrën dhe përfunduan në duart e ultrasve të futbollit Janjicari (Jeniçerët), një bandë e fuqishme e krimit të organizuar që aktualisht po gjykohet për akuzat për vrasje të shumta dhe shpërndarje droge.
Sipas dëshmisë gjatë gjyqit, banda bleu pesë mina MRUD nga klani malazez i trafikut të drogës Skalari.
Më 1 tetor, drejtori i policisë së Kosovës Gazmend Hoxha tha se Afrim Bunjaku, polici i vrarë më 24 shtator në veri të Kosovës, vdiq nga plagët e shkaktuara nga “minat anti-këmbësorike të shpërthyera me telekomandë dhe bateri elektrike që u përdorën nga grupi”. Ai nuk specifikoi, megjithatë, nëse ishte një minë e tipit MRUD.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje