LAJMI I FUNDIT:

Në Strumicë mbahet sesioni i forumit qytetar buxhetor

Në Strumicë mbahet sesioni i forumit qytetar buxhetor

Sonte në komunën e Strumicës do të mbahet sesioni i parë i Forumit qytetar buxhetor (FQB), nën organizimin e komunës dhe Qendrës së bashkësisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Qytetarët që do të marrin pjesë në këtë sesion do të kenë mundësi t’i ndjekin programet e planifikuara për vitin 2017, të diskutojnë, por edhe të propozojnë projektet e tyre në kuadër të programeve.

Komuna e Strumicës është e para në vend që e praktikon sjelljen pjesëmarrëse të buxhetit, ku fjalën kryesore e kanë qytetarët dhe propozimet e tyre për ealizimin e projekteve të rëndësisë jetike për zhvillimin e komunës./Telegrafi/