LAJMI I FUNDIT:

Në Spitalin e Pejës po trajtohen 76 pacientë me COVID-19, 15 në gjendje të rëndë

Në Spitalin e Pejës po trajtohen 76 pacientë me COVID-19, 15 në gjendje të rëndë

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, aktualisht janë duke u trajtuar 76 pacientë me COVID-19, ndër të cilët 68 janë në oksigjeno-terapi, ndërsa nga këta 15 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Sipas raportit, dy pacientë janë shëruar nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit.

“Aktualisht po trajtohen 76 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 68 pacientë janë në oksigjeno-terapi ndërsa nga këta 15 pacientë janë në gjendje më të rëndë. 2 pacientë janë shëruar nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit”, thuhet në njoftim.


Ndërkaq, tutje sipas njoftimit, gjashtë operacione janë kryer gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.

“Dje në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë 212 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë̈ 2402 analiza. Gjashtë operacione janë kryer gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Numri i lindjeve gjatë 24 orëve të fundit ka qenë  shtatë dhe janë lindur shtatë foshnje, tre të gjinisë mashkullore dhe katër të gjinisë femërore. 187 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta, 23 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm. 84 shërbime Radiologjike janë kryer gjatë ditës së djeshme dhe atë: 31 Rëntgen, 38 EHO dhe 15 CT-ja”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Kronika e Zezë
Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Lajme
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Kalo në kategori