LAJMI I FUNDIT:

Në Spitalin e Pejës 43 pacientë me COVID-19, prej tyre 8 në gjendje të rëndë

Në Spitalin e Pejës 43 pacientë me COVID-19, prej tyre 8 në gjendje të rëndë
Foto: Arkiv

Në Spitalin e Pejës aktualisht po trajtohen 43 pacientë me COVID-19, ndërsa prej tyre 8 pacientë janë në gjendje të rëndë.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se 2 pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit, 2 pacientë janë në respirator dhe 34 pacientë janë në oksigjeno-terapi.

Po në 24 orët e fundit, 10 lindje kanë qenë në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. 5 lindje kanë qenë normale dhe 5 me prerje cezariane. Janë lindur 10 foshnje, 5 të gjinisë mashkullore dhe 5 të gjinisë femërore.


Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 236 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, ndërsa 25 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

222 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë̈ 3,076 analiza, ndërsa janë kryer 11 operacione.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 154 shërbime Radiologjike, dhe prej tyre 106 Rëntgena, 30 EHO dhe 18 CT-ja. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Kalo në kategori