Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka organizuar një takim online me përfaqësues të Diasporës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në fjalën e tij, Berisha ka thënë se tashmë në Shqipëri është instaluar “mobokracia” nga kryeministri Edi Rama. Ai ka kërkuar mbështetjen e Diasporës në zgjedhjet e ardhshme.
“Në Shqipëri është instaluar mobokracia nga Edi Rama, vendi po zbrazet, opozita ndodhet në kushte të vështira, ndërsa vendi në sundimin e bandave më të rrezikshme”.
Kështu u shpreh kreu demokrat Sali Berisha në fjalën e tij në një lidhje direkte me shqiptarët e Diasporës në Miçigan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku ndodhet edhe Belind Këlliçi, teksa kërkoi mbështetjen e tyre për PD-në në zgjedhjet e ardhshme.
Sipas kreut demokrat mobokracia është një diktaturë më të keqe se nazistët dhe komunistët dhe sipas tij Rama e ka instaluar atë për dy arsye, shkuar A2.
“E para, ai ka një trashëgimi të bllokut komunist, me të cilin frika e qytetarëve përbën mjetin kryesor të sundimit. Së dyti, ai kanabizoi Shqipërinë me një politikë zyrtare pothuajse, Edi Rama mbolli nga thellësitë e Alpeve të veriut në kufi me Plavën, gjer në Pogon me mijëra e mijëra plantacione kanabisi. Dhe në këtë mënyrë, ai ndërtoi narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë. Por, kjo për qytetarët është diktaturë e krimit, drogës, e cila vendos në kutitë e votimit, vendos në parlament, vendos në qeveri, vendos në rrugë, vendos në pritë, vendos kudo. Edi Rama hapi apo vendosi vendin tërësisht në sundimin e bandave më të rrezikshme”.
Berisha akuzoi kreun e qeverisë, për blerjen e votave, për ndërtimet e kullave 50 katëshe me çmimet më të larta në Europë, në një kohë kur vendi po zbrazet, raporton A2.
“Sot në Tiranë keni konstatuar se ndërtohen si kërpudha kulla 30, 40, 50 katëshe. Deri tani, investimi i tyre i kalon 4 miliardë euro. Nga këto, vetëm 800 milionë vijnë nga bankat. Të gjitha janë para droge, para të nëndheshme. Ka 56 mijë apartamente bosh. Çmimet janë më të tretat më të lartat pas Mynihut dhe Parisit. Një njeri për të blerë një apartament, duhet të punojë 104 vite. Shqiptarët kanë ikur, të dashur miq. Kurrë në histori në asnjë pushtim të cilitdo lloji qoftë, nuk ka ndodhur që nga viti 2014 gjer në vitin 2022, të braktisin Shqipërinë 34 përqind e shqiptarëve. Shqipëria po zbrazet me Shqipëri, kombi po shkretohet. Proceset elektorale, zgjedhjet, vdesin para se vota të hyjë në kuti. Një makineri gjigante e blerjes së votës e bën procesin zgjedhor një farsë të vërtetë”.
Instalimi i këtij regjimi, sipas Berishës ka edhe mbështetjen ndërkombëtare, duke bërë që vendi të kalonte grusht shteti për të asgjësuar opozitën.
“Shumë herë kam pyetur veten pse Hantington shkruan se mobokracitë janë forma më e egër? Ai thotë se ato nuk ndjekin asnjë rregull. Por unë konsideroj mjerisht se ata kanë mbështetje jo të vogël ndërkombëtare. Kanë mbështetje që e tejkalon imagjinatën tonë. Ajo që keni dëgjuar me McGonigalin, ajo u garantoj ju se është maja e ajsbergut e fuqisë korruptive të narkoshtetit shqiptar. Në këtë kontekst, Shqipëria kaloi këto vite, 3-4 vite, t’u them haptas, një grusht shteti. Grushtet e shtetit për një vend nuk janë vetëm përmbytjet e qeverisë. Jo, grushtet e shtetit ndodhin edhe kur synohet të përmbytet opozita. Pse kjo? Se çdo vend ka sovranitet të brendshëm dhe të jashtëm. Në diktatura nuk ka sovranitet të brendshëm. Pa opozitë, nuk ka sovranitet të brendshëm dhe ajo që ndodhi me lobimin korruptiv të Edi Ramës dhe Xhorxh Soros, kishte vetëm një qëllim, shndërrimin e opozitës shqiptare në një fasadë të Edi Ramës”, theksoi Berisha, raporton A2.
Berisha përsëriti se edhe shpallja non grata e tij ishte vepër e Ramës dhe Sorosit, për shkak të mbrojtjes së interesit të Kosovës.
“Vendimi i lobuar nga Xhorxh Soros dhe Edi Rama, pa asnjë fakt, pa asnjë bazë, kishte vetëm një synim, asgjësimin e opozitarizmit të vërtetë në Shqipëri. U detyruam të gjithë si demokratë të bëjmë përpjekje të mëdha për të pasur opozitë Shqipëria. Dhe sot Shqipëria ka opozitë, në kushtet më të vështira. Pasi u gjetëm para të papriturës, menduan se e arkivuan Sali Berishën dhe e damkosën me turp, ai u rikthye falë mbështetjes së shqiptarëve. Dhe ky ishte një dështim i madh në atë përpjekje që u bë. Pas kësaj, hapën dosje dhe kujtuan se do blinin heshtjen time, po heshtja ime nuk mund të blihet. Të gjitha projektet nga viti 2013, përveç periudhës së presidentit Trump, madje edhe gjatë asaj periudhe, më falni, të Ballkanit Perëndimor dhe Kosovës me Serbinë, janë projekte të firmosura nga Fondacionit të Shoqërisë së Hapur në Beograd”.
Kreu demokrat solli në vëmendje edhe burgosjen e deputetit demokrat Ervin Salianji dhe kërkoi nga bashkëatdhetarët që të mbështesin me votë PD-në në zgjedhjet e 2025-ës.
“Ftoj çdonjërin prej jush, të bëjë gjithçka për të siguruar numrin më të madh të mundshëm të pjesëmarrjes tuaj në zgjedhjet e ardhshme. Si një votë për shpëtimin e Shqipërisë, e cila në fakt po rrokulliset, po zbrazet si asnjëherë tjetër në historinë e saj. Por meqë jam këtu tek roli juaj, mundësia juaj është shumë e madhe përsëri. Të rrisni ndjeshmërinë tek ligjvënësit tuaj, të cilët historikisht kanë mbështetur shqiptarët në rrugën e tyre të lirisë për situatën dramatike dhe për ndikimin armiqësor, antidemokratik, antishqiptar të superspekulantit të planetit, Xhorxh Soros. Një mobilizim maksimal për të votuar në vitin 2025 për Shqipërinë, por para se të votojmë për Shqipërinë dhe Partinë Demokratike, ftoj ju, ftoj të gjithë bashkëatdhetarët tanë të votojnë për Nik Gjonajn, kryetarin e ardhshëm të Oakland Countri. Si një përfaqësues dinjitoz që bën krenar çdo shqiptar”.
Berisha i ftoi gjithashtu bashkëatdhetarët e Diasporës që të votojnë për republikanët në zgjedhjet e nëntorit në SHBA. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova