Në Shkup mbahet forum për partneritet të hapur qeveritar
Sot në Shkup do të mbahet sot forumi i dytë për partneritet të hapur qeveritar, nën organizimin e Qendrës për kërkime dhe krijim të politikave (QKKP), përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në forumin ''Pesë vite partneritet i hapur qeveritar: për integrimet në BE, zhvillim të qëndrueshëm dhe njerëzit?'', janë planifikuar të mbahen tre sesione.
Qëllimi është që në të njëjtin vend të mblidhen të gjithë veprimtarët, puna e të cilëve është e ndërlidhur me qëllimet e partneritetit të hapur qeveritar dhe përmirësimit të bashkëpunimit ndërmjet tyre.
Në këtë forum do të marrin pjesë, ministresha për shoqëri informatike dhe administratë publike, Mara Arsovska - Tomovska, bashkërendueshja e përhershme e OKB-së, Luisa Winton, etj./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




























