Në Shkup diskutohet për punësimin e personave me nevoja të veçanta

Oda Ekonomike e Maqedonisë (OEM) dhe ''Polio Plus - lëvizja kundër hendikepit'' do të realizojnë projektin ''Qendra për punësimin e presonave me hendikep'', përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas AIM-së, projekti është pjesë e Programit operativ për zhvillimin e burimeve njerëzore 2007-2013 në IPA programin.
Qëllimi kryesor i projektit është përfshirja më e madhe e personave me hendikep në tregun e punës përmes përmirësimit të aftësive të tyre, arsimit, cilësive që do të kontribuojnë për integrimin e tyre të plotë në shoqëri.
Kompanitë do të njoftohen për përfitimet që do t'i kenë gjatë punësimit të personave me hendikep për t'u siguruar kushte të përshtatshme për integrimin e tyre të plotë./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































