Kamera e emisionit televiziv ‘Fiks Fare’ filmoi në disa shkolla në Tiranë, ku fëmijët e blinin dhe e shisnin drogën pa kurrfarë problemi.
Nisur edhe nga statistikat se është rritur numri i adoleshentëve që përdorin këtë lëndë narkotike, kamera e Fiksit dokumentoi me zë dhe figurë disa raste shit-blerje. Ndërkohë, fenomeni i duhanpirjes në oborret e shkollave vazhdon.
Shit-blerja e hashashit, nxënësit: Ky është “Topmall”
Bashkëpunëtorët e Fiksit shkojnë në Shkollën e Mesme Profesionale në Kamzë. Gjatë pushimit të gjatë, disa djem bisedojnë me ekipin e Fiks Fare. Biseda bëhet pranë kangjellave të oborrit të shkollës.
Njëri nga djemtë zotohet se do t’i ndihmojë për t’i gjetur hashashin, por i duhet të bisedojë me shokun e tij. Më pas, pranë bashkëpunëtorëve të Fiksit shkon një djalë tjetër dhe e pyet se për kur e do, pasi ai është përdorues vetë. “Unë përdorues jam, po s’kam për momentin. Sa të shkoj e ta marr”, thotë nxënësi.
Pas 30 minutash, pranë ekipit të Fiks Fare shkon një shitës, i cili thotë se ka dy teke. Teke është kodi që ai përdor për dy doza hashashi. Bashkëpunëtorët dhe shitësi largohen pak nga shkolla. Shkojnë në një ndërtesë të vjetër që ndodhet 20 metra larg shkollës së mesme profesionale të Kamzës. Atje shitësi i jep hashashin. “Ke shumë aty, mjafton. Ke për dy herë”, thotë shitësi.
Fiksi shkon edhe në shkollën 9-vjeçare “Aleks Buda” në Laprakë. Gazetarët pyesin nxënësit që ndodhen gjatë pushimit të madh pranë rrethimit të oborrit të shkollës se kush mund t’ju gjejë hashash. Nxënësit tregojnë një qendër lojërash elektronike. Në këtë qendër ndodheshin disa djem, ku njëri prej nxënësve futet dhe merr mallin brenda.
Pas blerjes kamera e Fiks fare ka filmuar momentin kur nxënësit e shkollës 9 vjeçare përgatisin cigaren e hashashit në oborrin e një pallatit që ndodhet pranë shkollës.
Ata shprehen se malli është i mirë. Pasi diskutojnë me njëri-tjetrin, në fund i japin Fiksit edhe një dozë tjetër cigareje dhe largohen. Për të gjitha dozat, shitësit kërkojnë 10 mijë lekë të vjetra. /tch/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

KQZ: Procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe mbi 14 mijë pako me fletëvotime nga diaspora

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Raporti 24-orësh i policisë: Arrestime dhe incidente në rajonin e Prishtinës

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Moti në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë