Është hera e tretë në historinë amerikane që një president përballet me shkarkimin e mundshëm, nën akuzat për shkelje në detyrë.
Një nga hapat e para të procesit në senatin me shumicë republikane është votimi i programit të propozuar nga udhëheqësi Mitch McConnell për gjyqin.
Rezoluta e senatorit McConnell do t’u jepte ligjvënësve demokratë që do të jenë në rolin e prokurorëve si edhe ekipit ligjor të Presidentit Trump nga 24 orë gjatë dy ditëve të ardhshme për të paraqitur argumentet e tyre.
Në projekt-rezolutë nuk thuhet nëse do të thirren dëshmitarë dhe nëse do të lejohet paraqitja e provave të reja.
Zoti McConnell dhe republikanët e kanë bërë të qartë se duan që gjyqi të mbarojë sa më shpejt të jetë e mundur dhe të përfundojë me shpalljen të pafajshëm të zotit Trump.
Udhëheqësi i pakicës në Senat, Chuck Schumer ka thënë se një gjyq pa paraqitje provash, dëshmitarësh ose dokumentesh “nuk është aspak gjyq”.
“Kur lexon rezolutën e hartuar nga McConnell, është e qartë se ai është I vendosur që ta bëjë sa më të vështirë thirrjen e dëshmitarëve dhe paraqitjen e dokumentave dhe se synimi i tij është që gjyqi të bëhet me nxitim. Duke pasur parasysh se sa i rëndësishëm dhe serioz është një proces shkarkimi, rezoluta e Senatorit McConnell është një turp kombëtar”, tha senatori Schumer.
Avokatët e presidentit Trump po sulmojnë argumentet e procesit të shkarkimit ndaj tij duke i quajtur ato një “perversion të rrezikshëm të Kushtetutës”. Ata thanë se ai nuk bëri “absolutisht asgjë të keqe” kur i kërkoi Ukrainës të ndërmerrte hetime ndaj rivalit të tij, gjë që, sipas demokratëve, synonte ta ndihmonte presidentin për të përfituar politikisht.
Avokatët thanë se ligjvënësit demokratë që kërkojnë me ngulm shkarkimin e Presidentit, nuk synojnë të gjejnë të vërtetën rreth veprimeve të Presidentit Trump në Ukrainë, por e bëjnë këtë në një farë mënyre për të skualifikuar zgjedhjen e zotit Trump në vitin 2016 dhe për të ndërhyrë në fushatën e tij për t’u rizgjedhur në garën e këtij viti.
Dhoma e Përfaqësuesve miratoi dy akuza ndaj zotit Trump. Sipas njërës prej tyre, ai abuzoi me postin e presidentit duke i bërë presion presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskiy që të hetonte një nga rivalët kryesorë të Presidentit Trump për zgjedhjet e vitit 2020, ish-nënpresidentin, Joe Biden. Akuza e dytë është se ai pengoi hetimin e Kongresit.
Ligjvënësit demokratë kanë thënë se “dëshmitë provojnë në mënyrë të pakundërshtueshme” se zoti Trump është fajtor për të dyja akuzat e ngritura në procesin kundër tij.
Avokatët e zotit Trump, në dosjen e tyre prej 110 faqesh, pohojnë se Presidenti Trump po zhvillonte normalisht politikë të jashtme në bisedat me presidentin Zelenskiy.
Ata thonë se ai nuk ka kryer asnjë krim, edhe pse shpallja fajtor dhe shkarkimi i një presidenti të SHBA nuk varet nga një shkelje specifike e një ligji penal. Përkundrazi, gjithçka varet nga ajo se si të 100 anëtarët e Senatit, duke luajtor rolin e jurisë, interpretojnë standardin e shpalljen fajtor siç përcaktohet në Kushtetutë, nëse një president ka kryer “krime të larta dhe shkelje”.
Pavarësisht nga argumentet ligjore pro dhe kundër zotit Trump, ai me siguri do të shpallet i pafajshëm nga Senati me shumicë republikane, ku për shkarkimin e tij do të duhet të votonin dy të tretat e senatorëve.
Në një rast të tillë, të paktën 20 nga të 53 republikanët e Senatit do të duhet t’u bashkoheshin të 47 demokratëve për ta shpallur fajtor Presidentin Trump. Deri tani, asnjë republikan nuk ka kërkuar shkarkimin e tij.
Shtëpia e Bardhë parashikon se Presidenti do të shpallet i pafajshëm brenda dy javësh, por gjyqi mund të zgjasë shumë më shumë se kaq, nëse demokratët arrijnë të bindin katër republikanë të bashkohen me ta në kërkesën për të ftuar në gjyq si dëshmitarë disa nga ish-ndihmësit kryesorë të presidentit Trump.
Demokratët duan të dëgjojnë dëshmi nga ish-këshilltari i Sigurisë Kombëtare, John Bolton, shefi në detyrë i personelit së Shtëpisë së Bardhë, Mick Mulvaney dhe të tjerë lidhur me kërkesën e zotit Trump për të hetuar zotin Biden, punën e të birit të tij Hunter për një kompani ukrainase gazi dhe një teori konspiracioni që është rrëzuar, sipas së cilës Ukraina kishte ndërhyrë në zgjedhjet e vitit 2016, në favor të demokratëve.
Veprimet e zotit Trump lidhur me Ukrainën përkuan me bllokimin e përkohshëm nga ana e tij të një ndihme ushtarake prej 391 milionë dollarësh që i duhej atij vendi për të luftuar separatistët pro-rusë në Ukrainën lindore. /VOA/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_1-32-780x439.jpg)
Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët
![Trump ia ndërpret Bidenit qasjen në informacionet e klasifikuara: Joe, je i pushuar nga puna](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_7-8-780x439.jpg)
Trump ia ndërpret Bidenit qasjen në informacionet e klasifikuara: Joe, je i pushuar nga puna
![Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_6-7-780x439.png)
Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar
![Në momentin e fundit, Gjykata pezullon vendimin e Trumpit për punëtorët e USAID-it](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/trump-usaid-780x439.jpg)
Në momentin e fundit, Gjykata pezullon vendimin e Trumpit për punëtorët e USAID-it
![Trudeau paralajmëron: Trump nuk po bën shaka, ai dëshiron ta aneksojë Kanadanë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/truedau-780x439.jpg)
Trudeau paralajmëron: Trump nuk po bën shaka, ai dëshiron ta aneksojë Kanadanë
![Revista Time provokon me kopertinën e re, vendos Musk në tavolinën e presidentit - vjen reagimi i Trumpit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_18-4-780x439.png)
Revista Time provokon me kopertinën e re, vendos Musk në tavolinën e presidentit - vjen reagimi i Trumpit
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-49-780x439.jpg)
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
![Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-3-780x439.png)
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
![Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-diaspora-780x439.jpg)
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
![Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_24-5-780x439.png)
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
![Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/abb-780x439.jpg)
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti