Në Gjykatën Themelore në Prizren, në seancën e rigjykimit të hënën, i akuzuari Faruk Muça, ka pranuar fajësinë se ka goditur fuqishëm me grushte tani të ndjerin D.M., i cili më pas kishte ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
“Po, veprën çka më takon mua e pranoj fajësinë”, ka thënë i akuzuari Muça.
Faruk Muça akuzohet se më 7 prill 2018, e ka goditur me grushte në fytyrë tani të ndjerin D.M., i cili kishte rënë në beton, duke i shkaktuar thyerje në pjesën e pasme të kokës, ndëra i akuzuari Avn Selmanaj akuzohet se me dorezë të thikës e kishte goditur në fytyrë D.M., e që si pasojë e këtyre lëndimeve i njëjti më 29 prill 2018, ka ndërruar jetë në QKUK.
Pranimin e fajësisë nga i akuzuari Muça, nuk e ka kundërshtuar prokurori Metush Biraj, e të njëjtën e ka aprovuar kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Artan Sejrani.
Kurse, i akuzuari Selmanaj nuk e pranoi fajësinë, andaj gjykatësi Sejrani, për të e ka bërë veçimin e procedurës, ndërsa për të akuzuarin Muça seanca vazhdoi me fjalën përfundimtare të palëve.
Prokurori Biraj, në fjalën përfundimtare ka propozuar që i akuzuari Muça të shpallet fajtor sipas ligjit dhe me rastin e caktimi të dënimit, gjykatës i ka propozuar që të merren parasysh rrethanat rënduese dhe ato lehtësuese.
Fjalën përfundimtare të prokurorit, e ka përkrahur përfaqësuesi i të dëmutarës Sh.M, avokati Asman Hoxha dhe ka kërkuar që me rastin e shqiptimit të dënimit të merren parasysh rrethanat rënduese.
Kurse, mbrojtësi i të akuzuarit Muça, avokati Sefer Morina në fjalën përfundimtare ka propozuar që me rastin e shqiptimit të dënimit, të merren parasysh rrethnat lehtësuese dhe gjykata t’i shqiptojë një dënim më të butë.
I akuzuari Muça ka thënë se pajtohet me fjalët e mbrojtësit të tij dhe iu kërkoi falje familjarëve të të ndjerit, ndërsa tha se është hera e parë që bie ndesh me ligjin .
Shpallja e aktgjykimit për të akuzuarin Muça, gjykatësi Sejrani tha se do të bëhet më 1 mars 2023.
Pas përfundimit të deklarimeve rreth të akuzuarit Muça dhe caktimit të shpalljes së aktgjykimit për të, seanca vazhdoi për të akuzuarin Selmanaj, për të cilin është bërë veçimi i procedurës, me ç’rast është dhënë fjala hyrëse nga palët dhe është dëgjuar eksperti mjeko-ligjor Dr. Ditor Haliti.
Prokurori Biraj dhe avokati Asman Hoxha kanë qëndruar pranë fjalëve hyrëse të dhëna më 30 prill 2019.
Ndërsa, mbrojtësi i të akuzuarit Selmanaj, avokati Besnik Berisha në fjalën hyrëse ka thënë se nuk do të vërtetohet se i mbrojturi tij ka goditur me thikë tani të ndjerin D.M siç pretendon Prokuroria, ngase sipas tij këtë nuk e thojnë dëshmitarët dhe as dëshmitë e mjekëve ligjorë.
Eksperti Haliti, ka treguar se në raportin mjekësor të lëshuar nga Emergjenca e Spitalit të Prizrenit, nuk është specifikuar se çfarë lloji i plagës është plaga në anën e syrit të majtë.
Haliti ka thënë se përveç kësaj plage të paspecifikuar në anën e syrit të majtë, nuk janë përshkruar plagë të tjera në fytyrë.
Tutje, eksperti ka thënë se duke qenë se kjo plagë anash syrit të majtë nuk shoqërohet me ndonjë thyerje të kockës që lidhet me atë zonë, si e tillë nuk ka qenë e lidhur drejtpërdrejt me gjakderdhjet në masën trunore të cilat janë konstatuar më vonë.
Seancat e radhës për të akuzuarin Selmanaj, janë caktuar të mbahen më 8 dhe 10 maj 2023.
Ndryshe, Gjykata Themelore në Prizren më 24 gusht 2022 kishte shpallur aktgjykim dënues, ku të akuzuarin Faruk Muça e kishte dënuar me 10 vite burgim, ndërsa të akuzuarin Avni Selmanaj më 13 vite burgim. Mirëpo, Gjykata e Apelit, e kishte kthyer rastin në rigjykim më 15 dhjetor 2022.
Në aktakuzën e Prokurorisë Themelore në Prizren, thuhet se i akuzuari Avni Selmanaj më 7 prill 2018, në kafenenë “Wullkani” në fshatin Gjinoc të Komunës së Suharekës, në gjendje të dehur pas një fjalosje brenda në lokal përleshet me të ndjerin D.M., e pasi që tani i ndjeri del jashtë dhe arrin te automjeti tij, i akuzuari Selmanaj e godet me një dorëz të thikës një pjesën e përparme të fytyrës, në anën e majtë të kokës, i cili më pas vdes më 29 prill 2018 në QKUK.
Për këto veprime, i akuzuari Selamanaj po ngarkohet me veprën penale “Lëndim i rëndë trupor” nga neni 189, paragraf 5 lidhur me paragrafin 2, nënparagrafin 2.1 të KPRK-së.
Ndërsa, dispozitivin i dytë i aktakuzës e ngarkon të akuzuarin Faruk Muça, se në kohë dhe në vend të njejtë, ndërhyn në ndërmjetësim, me ç’rast kishte goditur tani të ndjerin fuqishëm me grushte dhe i cili nga pjesa e pasme e kokës kishte rënë në beton, ku i shkakton thyerje viezore në regjionin zverkor të anës së majtë, regjionit të pasëm të kokës, ku tani i ndjeri D.M ndërron jetë më 27 prill 2018.
Për këto veprime, i akuzuari Muça po ngarkohet me veprën penale “Lëndim i rëndë trupor” nga neni 189, paragraf 4 lidhur me paragrafin 2, nënparagrafin 2.1 të KPRK-së, raporton betimiperdrejtesi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Çfarë na bën ajri i ndotur?
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë
Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025