Në qoftë se e matni kështu shtypjen e gjakut, do të keni rezultate të pasakta

Ekspertët zbulojnë gabimet të cilat i bëjnë shumica!
Ka rëndësi në cilën kohë të ditës e matni shtypjen.
Shtypja e ulët apo e lartë mund të shkaktojë një sërë problemesh shëndetësore, prandaj është shumë me rëndësi që ta matin në mënyrën e duhur, transmeton Telegrafi.
Ekspertët theksojnë që njerëzit bëjnë gabime të mëdha me rastin e matjes së shtypjes.
1. Matjet në shtëpi mund të jenë të pasigurta, dhe shpesh shkuarja te mjeku është jopraktike dhe e lodhshme, mirëpo shtypjen e gjakut mund ta kontrolloni edhe në barnatore. Në barnatore patjetër duhet të përdoren vetëm aparatet për matjen e shtypjes së gjakut që janë kalibruar dhe lejuar nga Shoqata Evropiane e Hipertensionit.
2. Efekti i mantelit të bardhë. Ndonjëherë është e mundur të merrni më shumë vlera nëse matni presionin në ordinancën e mjekut ose në një farmaci, ndaj është e domosdoshme të përsërisni matjen disa herë në shtëpi.
3. Matja është më e mirë në mëngjes midis orës 9 dhe 10 ose midis orës 17:00 dhe 18:00.
4. Është e domosdoshme që para matjes të qetësoheni së paku 5 minuta.
5. Pa kafe, pa alkool dhe pa cigare. Para matjes këto substanca patjetër duhet t’i shmangni. Gjithashtu nuk këshillohet që të bëni punë të rënda fizike.
6. Assesi mos i kryqëzoni këmbët. Në karrige uluni në atë mënyrë që të ndiheni rehat dhe të liroheni nga teprica e rrobave të cilat ju shtrëngojnë duart.
7. Tre matje. Gjatë matjes, personi nuk duhet të lëvizë ose të flasë. Shpesh, matja përsëritet tre herë dhe nëse rezultatet, pra mesatarja, janë më të larta se 135/85 mmHg, dyshohet për hipertension.
Kontrolli i kontrollit
Një rritje e presionit të gjakut nuk do të thotë domosdoshmërisht një sëmundje kronike, prandaj është e nevojshme të përsëritet ekzaminimi, në mënyrë që mjeku të përshkruajë terapinë adekuate. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame