LAJMI I FUNDIT:

Në QKUK nga sot do të ofrohet Rezonanca Magnetike e Gjirit

Në QKUK nga sot do të ofrohet Rezonanca Magnetike e Gjirit

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), gjegjësisht në Klinikën e Radiologjisë, është bërë funksionalizimi i Departamentit të Diagnostikës së Gjirit, përkatësisht, për herë të parë shërbimi i Rezonancës Magnetike të gjirit.

Me këtë rast, ministri i Shëndetësisë, Uran Ismajli, tha se me funksionalizmin e kësaj aparature moderne më nuk do të ketë nevojë që shërbimet e tij të kërkohen jashtë vendit.

“Është një ditë shumë e rëndësishme për faktin që shërbimet të cilat kanë pasur të bëjnë me diagnostifikimin e gjirit nga sot me funksionalizimin e kësaj aparature moderne mund nuk do të ketë nevojë që të kërkohen jashtë vendit. Tani këto shërbime, i gjithë diagnostifikimi i kancerit të gjirit do të kryhet  në Kosovë. Besoj që kjo është një vullnet i joni, i të gjithëve si politikë, ashtu dhe gjithë punëtorëve shëndetësor që ne të ofrojmë shërbime dhe të mos kërkojmë shërbime jashtë vendit për ato që mund të kryhen në Kosovë”, tha ministri.


Ndërsa, ushtruesi i drejtorit të ShSKUK-së, Basri Sejdiu, tha se me funksionalizimin e këtij shërbimi përmbyllet një qark që të gjitha trajtimet të bëhen brenda institucioneve publike.

“Është një hap drejt asaj që të perfeksionohen të gjitha edhe diagnostifikimi, por edhe trajtimi dhe të përmbyllet një qark që të gjitha trajtimet të bëhen brenda institucioneve publike”, tha ai.

Kurse, Ardian Biqaku, bashkëpunëtor i Mamografisë mobile tha se nga sot në QKUK ofrohen të gjitha shërbimet sa i përket diagnostifikimit të kancerit të gjirit.

“Sot në Qendrën Klinike Universitare ofrohen të gjitha shërbimet sa i përket diagnostikës së gjirit. Arsyeja e ardhjes është ofrimi i rezonancës magnetike të gjirit që është për herë të parë në QKUK”, tha ai.

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori