Në Prishtinë është marshuar në përkrahje të popullit  palestinez.

Qytetarët me anë të pankartave po marshojnë dhe po shprehin mbështetje për popullin që tashmë dy javë është në luftë.


Disa prej pankartave thonë: “Liri për Palestinën”, “Le ta shkruajë historia” e të tjerë.

Kujtojmë që populli palestinez ka tashmë disa ditë që përballet me mungesë të produkteve ushqimore, shëndetësore dhe jo vetëm.

Kujtojmë para një jave, një grup hebrenjsh në Kosovë kishin ndezur qirinj në kujtim të viktimave izraelite të vrara deri tash si pasojë e sulmit nga grupi palestinez Hamasi.

393900456 1854035328345055 2132202833841391002 n

394365877 241472645251406 7374057993567818685 n