Për nder të 24-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në sheshin “Skënderbeu” u hap instalacioni me fotografi dhe video që paraqesin historinë e lavdishme të familjes Jashari në krye me komandantin legjendar Adem Jashari përgjatë 5, 6 dhe 7 marsit të vitit 1998.
në hapjen e këtij instilacioni ishte edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, i cili tha se nëpërmjet fotografive dhe videove tregohet një historik i shkurtër prej lindjes së komandantit legjendar Adem Jashari e deri tek rënia heroike për çlirimin e vendit.
“Mirë se keni ardhur sot këtu në instilacionin e cila është bërë më Komunën e Prishtinës, në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes për shpërfaqjen e vlerave të familjes së Jasharajve. Një historik prej lindjes se Komandantit legjendar Adem Jashari, e deri tek rënia e tyre heroike për çlirimin e vendit tonë për krijimin e shtetit tonë. Pra është një historik në pika të shkurtra por i saktë, dhe i cili e ka një vlerë të madhe edhe për rinin tonë, qytetin, kryeqytetin dhe gjithë vizitorët, që jep informata se çka ka ndodhur, pikërisht edhe pse e festojmë Epopenë, pse i festojmë datat 5, 6 dhe 7, pra të dimë arsyet e festave”, u shpreh Rama.
Ai po ashtu nuk mohoi edhe mundësin e një hapjeje të një muzeu të luftës, në të cilën do të përmbante çdo gjë që do të paraqiste kohën e luftës në Kosovë.
“Është me rëndësi të madhe që vlerat luftës jo vetëm të çmohen në këto data, mirëpo edhe në mënyra të tjera p.sh. me krijimin e muzeut të luftës, të paqes që të gjitha ato informata që i kemi, të gjitha sakrificat që kanë ndodhur, familjet e ndryshme që kanë vuajtur po ashtu edhe veteranët e dëshmorëve që kanë ra gjatë luftës për çlirimin e vendit tonë të jenë të përmbledhura në një vend, pra të ua bëjmë nderin popullit tonë, dëshmorëve sepse vetëm në këtë mënyrë në krijojmë një bazë të mirëfilltë dhe një të ardhme të mirëfilltë për kombin tonë”, thotë Rama.
E hapja e kësaj ekspozite do të qëndrojë edhe disa ditë pas Epopesë së UÇK-së.
Ndërsa nesër në ndezjen e flakadanëve do të bëhet një sinkronizim mes kryeqytetit dhe vendndodhjes së sakrificës së familjes Jashari.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

OSBE reagon pas mbylljes së Qendrave serbe në veri: Dëmton çasjen në shërbime për komunitetet jo shumicë

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë