Në fshatin Mramor të Prishtinës është bërë inagurimi i fabrikës së dytë për trajtimin e ujërave të zeza, në vlerë prej më shumë se 700 mijë euro.
Ky projekt është financuar nga Republika Çeke në kuadër të programit çek të bashkëpunimit dhe zhvillimit, në bashkëpunim me institucionet e Kosovës dhe është bashkëfinancuar nga Komuna e Prishtinës dhe Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, tha se Qeveria e Kosovës me prioritet është duke e trajtuar çështjen e ujërave të zeza.
Lluka u shpreh se vetëm 2 për qind e ujërave të zeza janë trajtuar deri më tani, por sipas tij me investimet që po bëhen në këtë drejtim do të trajtohen deri në 80 përqind të ujërave të zeza.
“Tash së fundmi e kemi vendosur gurthemelin edhe në qytetin e Gjakovës për trajtim të ujërave të zeza, shumë shpejt do e vendosim në Pejë, në Prizren është vendosur tash vonë, po ashtu në Prishtinë jemi duke punuar në një projekt të tillë dhe sapo e kemi aprovuar javën e kaluar edhe për Ferizaj dhe tani në javët e ardhshme do të jetë Mitrovica dhe Gjilani, dhe besoj që të gjitha kryesore do të kenë trajtimin e ujërave pra impiantin kryesor që do të trajtoj diku rreth 80 për qind të ujërave të Kosovës”, tha Lluka.
Ambasadori i Çekisë në Kosovë, Ivo Silhavy, u shpreh se ky është projekt i rëndësishëm për prodhimin e ujit të pijshëm për popullin e Kosovës.
Ambasadori tha se sheh perspektivë të madhe për bashkëpunim mes bizneseve të të dyja vendeve.
“Për ne dhe për popullin e Kosovës është një projekt shumë i rëndësishëm në disa nivele. Para së gjithash, ky është një projekt shumë i rëndësishëm për prodhimin e ujit të pastër dhe të pijshëm për njerëzit e zakonshëm të Kosovës këtu përreth Mramorit, Graçanicës dhe Prishtinës. Natyrisht, ky nuk është projekti i parë i këtij lloji. Së bashku me Agjencinë Çeke të Zhvillimit, dhe falë mbështetjes së saj, kompanitë çeke ‘Ircon’ dhe ‘Topolater’ si dhe partneri kosovar ‘Project Plus’, ndërtuan disa impiant të ngjashëm të trajtimit të ujërave të ndotura”, u shpreh ambasadori çek.
I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe nënkryetari i komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, i cili po ashtu falënderoi popullin çek për taksat që kanë ndarë për të rritur mirëqenies e qytetarëve te Kosovës.
Sipas Pacollit sa më shumë që investohet në projekte të tilla aq më mirë do jetë për shëndetin e qytetarëve të Kosovës.
“Unë i falënderoj të gjithë donatorët që shprehin interesimin për të investuar në projekte të tilla të cilat janë jetike për qytetarët e Kosovës, por edhe për ambientin”, ka thënë Pacolli.
Kryeshefi ekzekutiv i Kompanisë së Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, Ilir Abdullahu duke falënderuar shtetin çek për mbështetjen tha se sot po inaugurohet ky impiant i cili do ofrojë siguri për liqenin e Badovcit.
Sipas tij kjo fabrikë që bënë trajtimin e ujërave të zeza është e teknologjisë së lartë dhe gjithçka funksionon në mënyrë automatike.
“Tashmë kemi impiantin e dytë pas atij të Harilaqit, pra do jenë si impiante pionier në impiantet që do të vijnë siç tha ministri në Kosovë, dhe unë sot jam shumë i lumtur që do ta marrim në operim këtë impiant i cili është një impiant i një teknologjie të lartë, gjithçka është në mënyrë automatike punon dhe shpresojmë që të kemi këso lloj impiante edhe në regjionet tjera”, ka deklaruar ai.
Në inagurimin e impiantit të dytë të ujërave të zeza mori pjesë edhe drejtori i Agjencisë së Zhvillimit Çek, Pavel Frelich, i cili u shpreh se është i lumtur që paratë e shtetin çek po investohen në këtë projekt i cili sjell të mira për banorët e Prishtinës.
Ndryshe, projekti për këtë impiant është zbatuar nga shoqata e kompanive profesionale nga Republika Çeke “Ircon sh.p.k.” si udhëheqëse e konsorciumit dhe “Topol Water”. Partneri lokal në Kosovë ishte kompania “Projekti Plus L.L.C.”. /KP /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
“Më shkoj jeta në kredi”, kosovarët me borxhe deri “n’fyt”
Ekonomia e Kosovës: Shumë premtime, pak përparime
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës