Shoqet nganjëherë dijnë të jenë vajza jo të mbara. 

Dhe, këtë na e dëshmuan miket e këngëtares dhe modeles Afërdita Dreshaj, duke i bërë asaj një dhuratë goxha seksi.


aferdita 1

Në prag të martesës, Dreshaj ka marrë për dhuratë një palë të brendshme tanga në të cilat shkruhet “Zonja Kindl”, meqë së shpejti ajo do e marri mbiemrin e bashkëshortit.

Përveç se për Afërditën, miket e saj kanë bërë një dhuratë edhe për Jakub, duke i personalizuar atij një palë “shorts”, në të cilat shkruhet: Rri me Afërditën, pusho, përsërite.

aferdita 2

Përndryshe çifti në qershor do të martohet dhe planet për ceremoninë kanë nisur intenzivisht.

Bukuroshja mbetet e angazhuar në fushën e modelimit, por jo aq edhe në atë të muzikës.

aferdiat 1

Ajo më parë ka pasur romancë me Agon Amigën duke qenë shkaktare që ai të ndahet nga bashkëshortja. /Prive/