LAJMI I FUNDIT:

Në Pollog, 132 raste të dhunës në familje

Në Pollog, 132 raste të dhunës në familje
Foto: Ilustrim

Dhuna në familje gjithnjë është prezente në rajonin e Pollogut. Kryesisht, dominon dhuna e ushtruar nga ana e meshkujve karshi femrave, respektivisht burrat janë ata që kryejnë më shumë raste të dhunës duke ushtruar dhunë ndaj bashkëshorteve të tyre. Nga policia njoftojnë se gjatë vitit të kaluar në rajonin që mbulon Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë, respektivisht në Tetovë dhe Gostivar janë regjistruar gjithsej 132 vepra penale të lidhura me dhunën në familje.

Prej tyre, dominon Tetova me 72 raste të regjistruara karshi Gostivarit ku janë shënuar 60 raste të dhunës në familje. Sipas policisë, gjatë vitit të kaluar 21 vepra janë regjistruar më pak krahasuar me vitin paraprak. Më shumë se gjysma e këtyre veprave përfshinë lëndime trupore, thonë nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë. Policia thotë se pjesa më e madhe e këtyre veprave janë zbardhur.

“Në veprat e vitit të kaluar janë përfshirë gjithsej 131 autorë, përkatësisht janë kallëzuar penalisht dhe numri më i madh i tyre janë zbardhur plotësisht dhe plotësuar me 113 kallëzime penale. Në mesin e autorëve, përsëri janë më të shumtët meshkujt 122, kryesisht bashkëshortë, ish-bashkëshortë, bashkëshortë të pakurorëzuar, baballarë, djem e të tjerë, si dhe janë regjistruar 9 dhunuese femra të këtij lloji dhune”, deklaroi Fatmir Rexhepi, zëdhënës i SPB-Tetovë.


Viktimë e dhunës në familje gjatë vitit të kaluar ishin kryesisht gjinia femërore, prindërit dhe anëtarë të tjerë të familjes.

“Numri i ‘viktimave’ të dhunës në familje gjatë kësaj periudhe ishte 130, nga të cilat 106 ishin gra,bashkëshorte, ish, bashkëjetuese, nëna, motra, si dhe 24 burra, kryesisht baballarë dhe djem. Arsyet më të shpeshta për këtë lloj dhune, sipas njohurive të mëparshme dhe përvojës profesionale të Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë, janë çrregullimet nervore, veset e ndryshme, e mbi të gjitha alkooli, droga e të tjera”, thotë Rexhepi.

Nga ana tjetër, edhe këtë vit dhuna në familje është mjaft aktuale dhe prezente në rajonin e Pollogut duke patur parasysh se pothuajse në çdo të ditën e dytë ka denoncime për dhunë në familje. Krahas zënkave mes çifteve, kohëve të fundit janë shpeshtuar rastet kur viktimë të dhunës janë prindërit nga ana e fëmijëve të tyre. Nga ana tjetër, shpesh herë ndodh që palët e konfliktuara të tërheqin deklaratën e tyre dhe të mos e vazhdojnë procedurën në organet e drejtësisë.

Kryesisht janë gjinia femërore ajo e cila në shumë raste e tërheq denoncimin ndaj bashkëshortit që të mos ketë ndjekje penale. Prandaj, sipas njohësve të këtyre rrethanave, shkak për këtë është se gjinia femërore sidomos në vendbanimet rurale nuk ka mbështetje ekonomike dhe frika për mbijetesë në të ardhmen e bën që ata të mos vazhdojnë ndjekjen ndaj dhunuesit./Koha.mk/

Në trend Lajme

Më shumë
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Breshka “fluturuese” kapet në Vlorë, të veçantat e kësaj specie

Breshka “fluturuese” kapet në Vlorë, të veçantat e kësaj specie

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Drejtësi
Kalo në kategori