Stina e ngrohtë sjell një shpërthim ngjyrash, teksturash dhe modelesh

Moda e këtij sezoni na fton në një lojë të gjallë dhe kreative me stilin. Dizajnerët e shtëpive më të mëdha të modës kanë sjellë koleksione që festojnë guximin për të eksperimentuar dhe kthimin në elementët e dashur klasikë, por të rikthyer me freski.


Printet e kafshëve të egra janë pa dyshim në plan të parë - leopardi, tigri, zebrës i bashkohet edhe gjarpri, të cilat po përdoren jo vetëm në veshje, por edhe në aksesorë dhe këpucë.

Këto modele janë perfekte për ato që duan të dërgojnë një mesazh të fortë përmes stilit të tyre, transmeton Telegrafi.

1. Printi figurave të tigrit është në modë

Ky model do shënon pjesën e parë dhe bytë dytë të pranverës, ndërkaq brendet e ndryshme ofrojnë triko të parezistueshme, fustane dhe bluza në këtë stil.

2. Modeli me kutia

2 39

Modelet me kutia sezoneve të fundit disi gjithmonë janë IN, ndërkaq pjesa e dytë e pranverës do të jetë pothuajse e vërshuar me pantallona dhe këmishë me kutia. Por edhe fustanet. Ku fustan i gjatë dhe i këndshëm në stilin e këmishës është i përshtatshëm për kombinime të ndryshme.

3. Vijëzat dhe vijat

3 33

Janë më të fuqishme se trendi, pothuajse klasik, sjellin një frymë romantike dhe shenjat e para të verës, do t’i bartim në variacione të ndryshme, pra një fustan i mirë me vija patjetër duhet të jetë në dollapin e çdo vajze.

4. Fustani me pika

4a

Edhe një përfaqësues i anës romantike të sezonit të ngrohtë. Pikat në këtë sezon do të zbukurojnë të gjitha rrobat e mundshme që i keni në dollap, mirëpo nëse dëshironi të lozni me diçka të pagabueshme, atëherë zgjidhni këtë fustan në trend me pika.

5. Print gjarpri

5a

Siç e kemi filluar, ashtu edhe do ta përfundojmë! Modeli animal megjithatë është kryesori, mirëpo pos printit tigër, shumë i popullarizuar do të jetë edhe printi gjarpër. /Telegrafi/