Nga: Gazmend Çitaku
Çështja e detarisë ilire, me theks të veçantë në mjetet e lundrimit – si është lundruar, me çfarë lloji, si dhe kah lundrohej – mbetet një ndër fushat më të pahulumtuara të historiografisë sonë. Ulqini, si prijës i përhershëm në fushën e detarisë shqiptare, edhe kësaj radhe vendosi që veten ta pozicionoj prapë në hartën detare, jo vetëm shqiptare po edhe mbarëbotërore. Si çështje që duhet trajtuar, dhe atë në një hapësirë kohore sa më të shkurtër, më 7 gusht 2019 në Ulqin u mblodh grupi punues i identifikimit dhe ndërtimit të maketit të anijes antike ulqinake në proporcione reale.
Për çfarë bëhet fjalë?
Grupi inicues punues në përbërje: Gazmend Çitaku – studiues; Ilir Çapuni – matematikant; Sami dhe Naim Flamuri – veprimtarë; Muho Uruçi – arkitekt; Ammar Tivari – inxhinier i anijendërtimtarisë; Arsllan Hajdinaga – ECC; Anton Lulgjuraj – arkeolog, u mblodhën dhe diskutuan rreth mënyrës së qasjes së problemit si dhe gjetjet e zgjidhjeve të mundshme dhe më reale për identifikimin dhe ndërtimin e maketit të anijes ilire ulqinake.
Në bazë të gjetjeve arkeologjike (figura e Magna Mater) Ulqini është vendosur në hartën e vendbanimeve të neolitit, kurse dihet se themelet e kështjellës datojnë nga shekullit V-IV para erës së re, gjë që e dëshmon muri ciklopik në pjesën veriore të kështjellës dhe popullsia e kësaj treve duke jetuar pranë detit pa asnjëfarë dyshimi të bien në përfundim se veprimtaria kryesore jetësore e tyre ka qenë puna e lidhur me detin si peshkimi, lundrimi, por edhe veprimtaritë tjera jetësore detare.
Hapësira nënujore ulqinake është e pasur me mbetje të anijeve të fundosura që nga antikiteti e deri në ditët e sotme. Vetëm në Gjirin e Valdanosit janë të identifikuara disa sosh që i përkasin një shtrirje të gjerë kohore. Zhytësit amatorë, të cilët kanë një sy më të mprehtë, mund të identifikojnë mbetje dhe copëza qeramike që i përkasin amforave antike, por edhe qypave dhe enëve të ndryshme të qeramikës të periudhave të ndryshme kohore. Gjithashtu copëza e nganjëherë edhe amfora të padëmtuara janë gjetur edhe në lokalitete arkeologjike nënujore tjera si rreth kështjellës së Ulqinit, në grykëderdhjen e lumit Buna, në ishullin Guri i Gjeranave, por edhe në vende tjera.
Historiografia njeh liburnen ilire nga pamja e paraqitur nëpër monedhat e fisit të Daorsëve dhe Labeatëve, por për çudi asnjë nga historianët tanë nuk është marrë në mënyrë serioze me shpjegimin më detaj të karakteristikave të këtyre anijeve. Andaj, duke u bazuar në numizmatikën ilire, gjetjet e anijeve me amfora në bregdetin shqiptar, por edhe atë të Mali të Zi, të dhënat historiografike të autorëve antikë, por edhe autorëve të kohëve tona, e duke mos harruar edhe traditën gojore, Grupi Punues morri përsipër një detyrë jo të lehtë hulumtuese.
Duke identifikuar problematikën, sipas profesioneve dhe prirjeve, u ndanë edhe detyrat primare hulumtuese si dhe u sollën disa vendime:
1. Grupi iniciues u pajtua që ky grup duhet të zgjerohet dhe t’i bashkëngjiten edhe studiues të profileve të ndryshëm e që kanë të bëjnë me detarinë, arkeologjinë nënujore, historinë e anijendërtimtarinë.
2. Të organizohet në fund të muajit shtator një ekspozitë e cila në vete do të përmbajë:
a. Ekspozitë me modelet e anijeve të punuara nga modelistët ulqinakë;
b. Ekspozitë e dokumenteve dhe fotografive që kanë të bëjnë me detarinë ulqinake;
c. Ekspozitë e pjesëve të anijeve dhe çdo gjë që ka të bëjë me anijen.
3. Vizitë pune dhe njoftimi me veprimtarinë e njëjtë në Communa di Silvi (Itali), Omish (Kroaci) dhe Durrës (Shqipëri);
4. Detarizimi i lagjes Rana:
5. Realizimi i maketit të anijes antike ulqinake në përpjesëtim 1:1, e cila do të jetë një atraksion turistik;
6. Realizimi i ndërtimit të të gjitha maketeve të mjeteve lundruese me të cilat kanë lundruar ulqinakët nëpër shekuj;
7. Muzeu detar.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Fishta në Konferencën ndërkombëtare: O ta gjejë ky serbi bishtin e shqiptarëve, o të dalë jashtë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2016/01/shkrimi-i-gjergj-fisht-euml-s-102-vjet-m-euml-par-euml-shqiptar-euml-t-presin-ccedil-far-euml-u-jep-europa_hd-780x439.jpg)
Fishta në Konferencën ndërkombëtare: O ta gjejë ky serbi bishtin e shqiptarëve, o të dalë jashtë
“Durrsaku” aventurier që u bë ambasador në Perandorinë Osmane
![Një kufi ndau gjuhën e familjes sime - tani po e rikthej](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Sindhi-780x439.jpg)
Një kufi ndau gjuhën e familjes sime - tani po e rikthej
![KËTO MUND T’JU PREMTOJ](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/twain-780x439.jpg)
KËTO MUND T’JU PREMTOJ
![Jeta tragjike e Rikardit II dhe Henrit IV](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/Rikardi-e1734618350958-780x439.jpg)
Jeta tragjike e Rikardit II dhe Henrit IV
![DJE TË KAM PUTHUR NË BUZË](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/01/PEDRO-SALINAS-780x439.png)
DJE TË KAM PUTHUR NË BUZË
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados -](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/soto-780x439.png)
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"
![Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ollsi.jpg)
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
![KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqz-1-e1739047798853-780x439.jpg)
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-51-780x439.jpg)
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
![Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/liqeni-nentokesor-780x439.jpg)
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
![Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/deco_1im23gzrj88ys1qq81hjimv3xv-780x439.png)
Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi