LAJMI I FUNDIT:

Në Pejë vendoset pllakë përkujtimore në nderim të viktimave të masakrës së Srebrenicës

Në Pejë vendoset pllakë përkujtimore në nderim të viktimave të masakrës së Srebrenicës

Deputetja Duda Balje, së bashku me disa bashkëpunëtorë të saj kanë vendosur sot në qytetin e Pejës, pllakën përkujtimore në nderim të viktimave të gjenocidit serb në Srebrenicë.

Balje në një prononcim për Telegrafin ka treguar se kjo iniciativë është bërë për t’i kujtuar viktimat e Srebrenicës.

“Kjo iniciativë është bërë t’i kujtojmë viktimat dhe ta inaugurojmë pllakën përkujtimore për gjenocidin që ka ndodhur në Srebrenicë nga ana e regjimit serb. Pllaka të tilla përveç qytetit të Pejës do të ketë edhe në Prizren, te shtëpia e kulturës boshnjake”, ka thënë Balje.


Ajo ka folur edhe për rezolutën të cilën e miratoi Kuvendi i Kosovës ditë më parë, duke thënë së është krenare për këtë gjë.

Kosova miraton Rezolutën që dënon gjenocidin serb në Srebrenicë
Lexo po ashtu Kosova miraton Rezolutën që dënon gjenocidin serb në Srebrenicë

“Jam shumë krenare që Kuvendi i Kosovës e votoi rezolutën për Gjenocidin e Srebrenicës, dhe u jam mirënjohëse kolegëve deputet që votuan”, u shpreh Balje.

Kuvendi i Kosovës më 7 korrik 2021 miratoi Rezolutën për gjenocidin serb në Srebrenicë.

Rezoluta dënon ashpër gjenocidin e regjimit serb në Srebrenicë ndaj pjesëtarëve të popullit boshnjak dhe të gjitha shkeljet e të drejtave të njeriut.

Pika numër dy e rezolutës konstaton dhe pranon se, pas pushtimit të Srebrenicës nga forcat ushtarake të URS, të njëjtat për disa ditë kanë kryer masakra në Srebrenicë dhe rrethinë, duke vrarë e masakruar mbi 8,000 burra, djem dhe të mitur boshnjakë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi i ushtarëve amerikanë nga Kosova është shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi i ushtarëve amerikanë nga Kosova është shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Albulena Haxhiu gruaja më e votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit

Albulena Haxhiu gruaja më e votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit

Lajme
Kalo në kategori