LAJMI I FUNDIT:

Në Ohër shumë hotele po mbyllen, s’kanë punë

Në Ohër shumë hotele po mbyllen, s’kanë punë

Kriza energjetike doli të ishte më e keqe se pandemia e koronës, thonë hotelierët e Ohrit dhe Strugës. Interesimi për festat e fundvitit në bregun e liqenit të Ohrit është zvogëluar dukshëm. Sipas analizave të shoqatës së hotelerisë, ndryshe nga vitet e kaluara, këtë vit një pjesë e madhe e hoteleve nuk janë as gjysmë të rezervuara. E kjo po ndodh për shkak rritjes së çmimeve të produkteve ushqimore, por edhe uljes së fuqisë blerëse të turistëve. Shumica e hoteleve tashmë janë mbyllur, disa prej tyre nuk do të hapen as për festat e Vitit të Ri.

“Sipas disa përqindjeve del se këtë vit do të kemi gjysmën e mysafirëve që kemi pasur vitin e kaluar që nuk është një shenjë e mirë për këto festa, e gjithë kjo vjen pas shtrenjtimit të energjisë elektrike dhe shtrenjtimi i të gjithë artikujve ushqimorë dhe kuptohet çmimet nga viti i kaluar janë më të shtrenjta”, tha Krste Blazheski, kryetar i HOTAM.

Edhe esnafi i hotelierëve thotë se vizita e mysafirëve është reduktuar, njerëzit vijnë për kafe ditore por jo edhe për të qëndruar.


“Frekuentimi i reduktuar është i kuptueshëm sepse kriza godet xhepin e të gjithëve dhe sigurisht të gjithë duan të kalojnë me sa më pak. Po, vizitat janë zvogëluar, dhe cilësia e shërbimi është ulur. Po punohet vetëm për kafe ditore, pije të zakonshme, për festa me te mëdha apo për festa familjare, tani për tani puna është disi e qete”, pohoi Mihail Mishev – esnaf i hotelierëve.

Nëse deri vitin e kaluar një aranzhim treditor i Vitit të Ri kushtonte rreth 150 euro, këtë vit çmimi për shkak të inflacionit është 250 euro. Këtë vit qeveria nuk ka ndarë mjete për hotelierët në pakon e krizës energjetike./TV21/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme

"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja

Lajme
Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Kronika e Zezë
Osmani reagon pas shembjes së objektit në Jabllanicë që la të vdekur tre fëmijë

Osmani reagon pas shembjes së objektit në Jabllanicë që la të vdekur tre fëmijë

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Lajme
Kalo në kategori