Grafite me simbole serbe janë shkruar në një shtëpi të pabanuar te Kroi i Vitakut, në veri të Mitrovicës. 

Rasti është duke u hetuar nga policia.


"Kroi i Vitakut, Mitrovicë Veri 29.02.2024 – NN. Më 01.03.2024 është vërejtur se në një shtëpi të pabanuar janë shkruar grafitë (kryqi me 4C). Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse", thuhet në njoftimin e bërë nga policia.

Grafite të tilla janë hasur shpesh-herë në shtëpitë e shqiptarëve në veri./Telegrafi/