Në natën e fundit të ‘Prishtina Gastronomy Festival’, arbëreshët rikthehen në Prishtinë: Shqiptarët janë në zemrat tona
Për 11 ditë me radhë, me pije, ushqim të shijshëm tradicional, muzikë, vallëzim dhe argëtim, është përmbyllur festivali i gastronomisë në Prishtinë.
Në natën finale të festivalit nga Italia si të ftuar special, kishin ardhur arbëreshët, ku gatuan receta ushqimi arbëresh dhe po ashtu kënduan dhe vallëzuan me muzikë arbëreshe.
Lucia Martino, arbëreshe e Italisë u shpall qytetare nderi e Komunës së Prishtinës, nga kryetari Përparim Rama.
“Në emër të kryeqytetit të Prishtinës, sot dua t’ua ndaj këtë mirënjohje, si simbol i mirënjohjes nga zemra për punën që e bëni dhe që vazhdoni ta bëni. Ju nuk jeni më vetëm mysafire këtu, ju jeni qytetare nderi e kryeqytetit e shtëpisë tuaj ”, tha Rama.

Lucia u shpreh shumë e emocionuar derisa pranoi titullin e qytetares së nderit të Komunës së Prishtinës.
“E falënderoj nga zemra këtë burrë, që më dhuroj këtë dekoratë, shumë të rëndësishme. Ky burrë erdhi tek shtëpia ime në kohën kur ende nuk ishte kryetar. Kishte ardhur t’i vizitonte vendet e banuara me arbëresh. Unë nuk e njihja, ai erdhi me familjen e tij, me gruan dhe fëmijët e tij. Dëshiroja t’i bëja nderë dhe e mirëprita në shtëpinë time. Bëri fotografi së bashku me bashkëshorten e tij, bëmë video dhe jam shumë e emocionuar dhe shumë e gëzuar për të gjitha këto”, u shpreh ajo.

Pas ndarjes së titullit, kryetari Rama u befasua nga Lucia, ajo nga Kalabria i kishte sjellë dhurata atij dhe familjes së tij.
“Unë sot mora dhurata nga teta Lucia nga Kalabria e Italisë, që njëkohësisht është arbëreshe. Komuniteti ynë që ka shkuar atje në kohën e Skënderbeut dhe kanë rujtur kulturën dhe traditën shqiptare”, tha Rama.

I pari i Prishtinës, e kishte takuar Lucian dhe arbëreshët e tjerë para tre vjetësh, në kohën kur siç thotë ai nuk e kishte idenë që do të bëhej kryetar i kryeqytetit të Kosovës.
“Unë kam pas fatin që i kam vizituar edhe më herët së bashku me gruan dhe fëmijët e mijë, para tri vitesh kur kam qenë atje. Kur edhe nuk e kisha idenë që do të bëhem kryetar. Kam kaluar një kohë fantastike në Kalabri, Sicili dhe në të gjithë fshatrat e arbëreshëve”, tha Rama. Prej atëherë ishte ideja që ndonjëherë t’i sjellim edhe këtu, arbëreshët në Kosovë. Më vjen shumë mirë që festivali i gastronomisë i ka ftuar, po e përfundojmë këtë festival me arbëreshët. Po ashtu edhe t’i ndihmojmë që si kryeqytet ta shpërndajmë kulturën arbëreshe edhe në botë”, tregon ai për Telegrafin.
Kurse, arbëreshi Leonardo Belvedere që kishte ardhur nga Italia e që nuk e kishte harruar gjuhën shqipe, u shpreh shumë i lumtur që ishte në Prishtinë.
Ai për Telegrafin tha se shqiptarët janë në zemrën e arbëreshëve të Italisë, gjithmonë.
“Unë jam Leonardo Belvedere dhe jam arbëresh. Flasim të gjithë arbërisht në fshatin tim. Zemra jonë është arbëresh, kosovarët janë vëllezërit tonë. Kosova, Shqipëria dhe Arbëreshët janë një familje e vetme”, u shpreh ai.

Koordinatorja e “Prishtina Gastronomy Festival”, Bardha Smajli, tha për Telegrafin se nuk e kishin pritur që ky festival të ketë kaq shumë sukses.
“Sot e përmbyllim me natën e arbëreshëve, të cilët kanë ardhur nga Italia që dje dhe janë me ne këtu, kanë përgatitur ushqimet e tyre dhe do të këndojnë muzikën e tyre. Nuk e kam pritur këtë sukses , i ka kaluar pritshmërie e mija. Faleminderit edhe juve që e keni përcjellë programin tonë përmes storieve që i keni përgatitur, nga këtu”, përfundoi Smajli.

Mysafirët e ditës së fundit të këtij festivali patën mundësinë, t’i shijojnë shpageta e shijshme dhe te famshme italiane të përgatitura nga kuzhinirerët italian Alessandro Circiello dhe Carlo Finnuci.
Ndërsa me muzikë arbëreshe i argëtoi kantautori, Santino De Bratolo dhe grupi etnofolk “Bashkimi”.
Që nga data 21 korrik 2022 deri më 31 korrik 2022, qytetarët e Kosovës kishin mundësinë që të argëtohen nën tingujt e muzikës së pastër qytetare, t’i shijojnë ushqimet dhe ëmbëlsirat tradicionale shqiptare. Po ashtu të kalojnë mbrëmje të bukura dhe të paharruara vere, së bashku me familjet e tyre në festivalin e gastronomisë në Prishtinë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri