S'ka kuorum, nuk miratohet ndryshimi i Ligjit për heqjen e homologimit për veturat nga BE-ja, Zvicra dhe Norvegjia
Kuvendi i Kosovës me 30 vota për, 10 kundër dhe 1 votë abstenim, ka dështuar të miratoj ndryshimet e Ligjit për Automjetet.
Ky ndryshim parasheh heqjen e detyrimit për homologim të veturave të reja dhe të përdorura që vijnë nga shtetet e Bashkimit Evropian, Zvicra dhe Norvegjia.
Në këtë seancë morën pjesë në votim vetëm 41 deputetë, ndërsa votimi për këto ndryshime është bartur për seancën e ardhshme. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























