Në rrugën "Mbretëresha Teutë" në Mitrovicë ka filluar një iniciativë solidarizuese në nder të muajit të Ramazanit.

Nga fillimi i këtij muaji është vendosur një raft në të cilin shërbehën pitalka falas për qytetarët në nevojë, shkruan Telegrafi.


Organizuesit e kësaj iniciative solidarizuese nuk pranuan të prononcohen, derisa u shprehën se këtë e kanë bërë si akt bamirësie dhe nuk dëshirojnë të flasin më shumë për të.

Në anën tjetër, qytetarët e kanë mirëpritur këtë iniciativë dhe janë falënderues ndaj saj. Ata thanë që janë ndarë të kënaqur dhe ndjehen të lumtur për këtë shërbim.

Qytetarët duke u shërbyer me pitalka

Të tilla iniciativa solidarizuese respektohen gjithmonë nga qytetarët e Mitrovicës, e kur ato realizohen gjatë muajit të Ramazanit bëhen ende më të ndjera për besimtarët myslimanë. /Telegrafi/