LAJMI I FUNDIT:

Në mesin e 18 shteteve nga BE-ja, Klinika Digjitale zë vendin e parë në Evropë për inovacion

Në mesin e 18 shteteve nga BE-ja, Klinika Digjitale zë vendin e parë në Evropë për inovacion

Në kohën e transformimit digjital në shëndetësi, platforma e njohur Kosovare, Klinika Digjitale, ofron inovacionin më të mirë në Evropë për përmirësimin e cilësisë së jetës dhe kujdesit për pacientët, mjekët dhe ofruesit e shërbimeve shëndetësore.

Në një garë konkurruese në mesin e 18 shteteve të Bashkimit Evropian dhe të pjesëmarrëseve nga Gjermania, Estonia, Irlanda, Zvicra, Holanda, Mbretëria e Bashkuar, Austria, Luksemburgu, Belgjika, Italia, Spanja etj, zgjidhja dhe inovacioni i ofruar nga Klinika Digjitale shpallet fitues dhe zë vendin e parë.

Dr. Dardan Asllani, drejtor ekzekutiv i Klinikës Digjitale falënderoi Jurinë Ndërkombëtarë të përbërë nga 8 përfaqësues të shteteve të Bashkimit Evropian për zgjedhjen dhe uroi European Patients Digital Health Awards, MSD Europe, Digital Health Academy dhe Allied for Startups për organizim të shkëlqyeshëm.


Zyrtarët e EU PDHA, potencuan mundësinë e integrimit të inovacionit të Klinikës Digjitale në sistemin unik shëndetësor Evropian.

Ekspertët e Klinikës Digjitale, kohë të gjatë janë duke punuar në modelin e ri shëndetësor. Ky model digjital nënkupton integrimin dhe interoperabilitetin e sistemit kombëtar shëndetësor me atë Evropian si dhe ndërtimin, testimin, verifikimin dhe përputhshmërinë e softuerit dhe protokolleve me standardet e BE.

Modeli i ri shëndetësor me pacientin në qendër, i dizajnuar nga Klinika Digjitale do të transformojë dhe avancojë dukshëm shërbimin shëndetësor edhe në vendin tonë.

Modeli i ri shëndetësor i ofruar nga Klinika Digjitale është ndërtuar me kujdes nga kufizimet e së kaluarës dhe përkufizuar si një sistem integrues shëndetësor i së ardhmes. Ky model vazhdon të jetë një nga projektet më vizionare, më atraktive dhe më kohezive shëndetësore të ndërmarra ndonjëherë në këtë pjesë të botës!

Kosova ka një të ardhme të ndritur dhe së shpejti mund të bëhet me sistemin më të avancuar shëndetësor në Evropë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen 99.68 për qind, këto janë votat për partitë politike

Numërohen 99.68 për qind, këto janë votat për partitë politike

Lajme
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Lajme
​Arrestohet një 62-vjeçar për vrasje në Skenderaj

​Arrestohet një 62-vjeçar për vrasje në Skenderaj

Kronika e Zezë
Derisa po numërohen votat, reagon Abdixhiku: Po, LDK do ta arrijë rreth 20 për qind

Derisa po numërohen votat, reagon Abdixhiku: Po, LDK do ta arrijë rreth 20 për qind

Politikë
Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit

Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit

Lajme
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori