Në Maqedoni organizohet rally-cross me vetura ''xhip''

Këtë fundjavë, Maqedonia, respektivisht qyteti i Prilepit do të jetë nikoqir i garës së parë ndërkombëtare me automjete të njohur si ''xhip'', rally-cross ''Macedonian Trophy'', përcjell Telegrafi Maqedoni.
Gjithashtu do të ketë edhe një garë patinazhi në rrugë, si edhe gara e katërt ndërkombëtare në moto-cross.
Në rally-cross në poligonin Llagova e vjetër, do të marrin pjesë garues nga Bullgaria, Serbia, Maqedonia, ndërkaq do të ketë garë për trofeun dhe garë hobi.
Edhe në moto-cross do të ketë pjesëmarrës nga Serbia, Bullgaria, Kosova dhe Maqedonia./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
13/10/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































