Në Manastir fillon sot konferenca e katërt me radhë e dialogut ndërkombëtar, ndërftear dhe ndërcivilizues. Konferenca mbahet në kuadër të Agjendës globale të Kombeve të Bashkuara dhe UNESCO-së për dialog në mes civilizimeve dhe Dekadës së UNESCO-së për pajtim të kulturave, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në këtë aktivitet do të marrin pjesë rreth 150 përfaqësues nga të gjitha religjionet në botë, OJQ-të, profesorë dhe ekspertë nga e tërë bota.


Tema qendrore e konferencës është ''Migrimi dhe sfidat e integrimit përmes dialogut ndërmjet religjioneve dhe kulturave'', ndërkaq nëntema janë ''Familja - burim dhe hapësirë për ndërtiomin dhe ruajtjen e dinjitetit të njeriut dhe vend për rritje në besim'' dhe ''Përdorimi dhe keqpërdorimi i mënyrave bashkëkohore për komunikim elektronik dhe i rrjeteve sociale (këndvështrim religjioz)''.

Në kuadër të konferencës do të mbahet edhe një forum katedrash të UNESCO-së të Evropës Juglindore, e quajtur ''Pikëpamjet e katedrave të UNESCO-së nga Evropa Juglindore për migrimin, krizat e refugjatëve dhe terrorizmit so sfidë e dialogut ndërkulturor dhe ndërfetar''.

Konferenca do të përfundojë me zgjedhjen e Komitetit ndërkombëtar organizativ për konferencën e pestë dhe me miratimin e një propozim-deklarate./Telegrafi/