Në Kuvendin e Maqedonisë u dha çmimi ''Nënë Tereza''

Fitues i sivjetëm i çmimit ''Nënë Tereza'' është doktori Dimitar Kotevski, nën arsyetimin e punës së tij shumëvjeçare humane dhe arritjeve të tij në sferën e mjekësisë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Ndarja e këtij çmimi u bë sot në kuvendin e Maqedonisë. Me këtë rast, kryetari i Këshillit për ndarjen e këtij çmimi, Marko Kotevski vlerësoi lartë figurën e doktor Kotevskit.
Doktor Kotevski, pjesën financiare të çmimit e ndau në tre pjesë dhe e dhuroi në Shoqatën e personave me pengesa në shikim të Manastirit, një pjesë për rajonet e përmbytura dhe një pjesë për revistën ''Makedonsko sestrinstvo''./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
26/08/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































