Reshjet e shumta në vendin tonë, kanë bërë që disa familje në fshatin Kushevicë të Podujevës të mbesin të bllokuara. Kjo pasi që edhe rruga që shpie tek këto shtëpi është e pakalueshme për automjete të vogla. E banorët thonë se qe dy ditë, përpos këmbë ndryshe nuk mund të frekuentojnë këtë rrugë.
Ilaz Haliti nga fshati Kushevicë e Podujevës thotë se si pasojë e reshjeve të borës, gjashtë shtëpi kanë mbetur të bllokuara. Kjo pasi që, rruga deri tek këto shtëpi edhe në këmbë është vështirë e kalueshme.
“Gjashtë familje janë të bllokuara plotësisht. Kemi tre anëtarë të sëmurë. Kemi edhe plakën 92 vjeçare të sëmurë”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Ilaz Haliti.
E si pasojë e kësaj, Kadri Pajaziti thotë se nxënësit që jetojnë në këtë pjesë nuk kanë mundur të shkojnë në shkollë.
“Fëmijët nuk kanë mundur të shkojnë në shkollë. Deri në këtë vend disi mund të depërtohet në këmbë dhe me disa vetura. Tre kilometër më lart as në këmbë nuk mund të shkohet se lërë më me vetura”, deklaroi banori Kadri Pajaziti.
E një tjetër banor fajëson komunën për mosinteresim, përcjell Telegrafi.
“Fshati Kushevicë është i harruar nga Komuna. Asnjë zyrtar komunal nuk është i interesuar për këtë vend”, thotë banori tjetër.
Ndërsa shefi i Zyrës për Informim në Komunën e Podujevës, Nazmi Elezi, thotë se gjendja e tillë nuk do të qëndroj gjatë”,
“Ekipi pr mbajtjen e rrugëve ka qenë edhe gjatë ditës së djeshme, por meqë ato fshatra i kanë shtëpitë shumë të shpërndara duket se një pjesë ka mbetur e pakalueshme për automjete të vogla. Gjatë ditës (premte) edhe ajo rrugë do të hapet. Është fat që ato familje nuk kanë pasur ndonjë nevojë emergjente”, thotë Nazmi Elezi.
Vështirësi gjatë rrugës pati edhe ekipi i RTV Dukagjinit si dhe ekipet e KEDS-it. /RTV Dukagjini/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?