Në Kumanovë u organizua konferencë për përfshirje sociale të të rinjve dhe grave

Në kuadër të projektit ''Platforma aktive maqedonase për përfshirje sociale - PAMPS'', në Kumanovë u organizua konferencë për krijimin e strategjive lokale për përfshirje sociale të të rinjve dhe grave, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas shoqatës së grave ''Sirma'', qëllimi i konferencës është mbledhja e të gjithë veprimtarëve lokal që do të marrin pjesë në formimin e një platforme lokale për përfshirje sociale të të rinjve dhe grave të komunës së Kumanovës.
Projekti zhvillohet në 18 qytete të Maqedonisë dhe ka për qëllim përpilimin e strategjive ku do të përfshihen grupep e grave dhe të rinjve, të bëhet rrjetizimi i institucioneve të ndryshe të qyteteve për të përgatitur një strategji sa më cilësore.
Aktivitetet e PAMPS projektit janë në drejtim të forcimit të veprimtarëve të rëndësishëm - vetëqeverisjen lokale, institucionet shtetërore, OJQ-të, bashkësitë afariste, etj./Telegrafi/





















































