Poezi nga: Wystan Hugh Auden
Përktheu Kujtim Morina
1
Ai u zhduk në dimrin e vdekur;
Përrojet kishin ngrirë, aeroportet pothuaj të shkretë,
bora kishte deformuar statujat publike;
Merkuri fundosej në gojën e ditës së tharë.
Për çfarë instrumentesh kemi rënë dakord,
dita e vdekjes së tij ishte një ditë e zymtë e ftohtë.
Larg nga sëmundja e tij,
ujqit vraponin përmes pyjeve përherë të gjelbra,
lumi në fshat nuk tundohej nga kalatat elegante;
Nga gjuhët e zisë
vdekjen e poetit e mbanin larg vjershat.
Por, për të ishte pasditja e fundit si vetja e tij,
një mbasdite infermjeresh dhe thashethemesh;
Provincat e trupit të tij u revoltuan,
rrathët e mendjes së tij ishin bosh,
heshtja pushtoi rrethinat,
rryma e ndjenjës së tij u ndal; ai u bë admiruesit e tij.
Tani ai është i shpërndarë në qindra qytete
dhe i dhënë i gjithi dashurive të panjohura,
për të gjetur lumturinë në një lloj tjetër pylli
dhe për tu dënuar nga një kod i huaj ndërgjegje.
Fjalët e një të vdekuri
modifikohen në kurajën e të gjallit.
Por në rëndësinë dhe zhurmën e së nesërmes
kur sekserët hungërijnë si bishat mbi dysheme të Bursës*
dhe të varfërit kanë vuajtjet për të cilat ata janë mësuar mirë
dhe secili në qelinë e vet është pothuaj i bindur për lirinë që ka,
disa mijëra do të mendojnë për këtë ditë
si kur bën diçka disi të pazakonshme
Për çfarë instrumentesh kemi rënë dakord,
dita e vdekjes së tij ishte një ditë e zymtë e ftohtë.
2
Ti ishe budalla si ne, talenti yt të shpëtoi;
I dëbuari i grave të pasura, rrënimi fizik,
Ti. Irlanda e çmendur të lëndoi në poezi.
Tani ajo e ka çmendurinë dhe motin të ndalur,
sepse poezia nuk e ndryshon botën, ajo mbijeton
në luginën ku shkruhet dhe ku sunduesit
nuk duan kurrë të ngatërrohen, rrjedh në jug
nga fermat e izolimit dhe brengat e pafund,
nga qytezat e pazhvilluara tek të cilat besojmë dhe vdesim;
ajo mbijeton, është ndodhi më vete, gojë.
3
Tokë, prit një mik të nderuar
Uilliam Jitts në prehjen e amshuar.
Lëri venat irlandeze të shtrihen
të lira nga poezitë e tij.
Në ankthin e e këtij terri,
të gjithë qentë e Evropës lehin
dhe kombet e gjalla presin
me urrejtje që nuk vdesin.
Paturpësia intelektuale
duket në çdo qënie humane,
dhe detet e mëkatit janë aty
të kyçura dhe të ngrira në çdo sy.
Ndiq poet, ndiq të drejtën
deri në fund të natës së errët,
me zërin tënd të papërmbajtur
na bind përsëri të jemi bashkë.
Me shkrimin e një poezie,
bëj një vreshtë prej mallkimeve,
këndo për dështimet njerëzore
në ekstazën e dëshpërimit prore.
Në shkretëtirat e zemrës
lëre burimin e shërimit të ndezet,
në burgun e ditëve të veta
mësoje njeriun e lirë ç’është jeta.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Princi i zi i politikës: 50 thënie të Makiavelit

Fundi tragjik i intelektualit Qemal Draçini: Para se të vdiste nga torturat, thërriste nënën ...

Thënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!

ZHGËNJIM

Zebinca dhe “korçarët e serbizuar”

KUR U KTHEVA

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri