Ditën e sotme (e enjte) banorët në Big Brother VIP Albania 3 kanë zhvilluar një lojë.

'Loja e karaktereve' quhej sfida që solli përplasje të madhe ndërmjet banorëve.


Ata kishin në dorë disa letra, ku duhej t'i vendosin nga një epitet secilit prej konkurrentëve.

Screenshot 26 12 Foto: Screenshot/Instagram

Të nofka 'e pamoralshme', Roza Lati ia vendosi Erjola Doçit, duke e cilësuar si banore të re dhe se nuk e njeh më shumë.

"E pamoralshme po e vendos te Erjola meqë nuk e njoh", u shpreh ajo.

Screenshot 27 7 Foto: Screenshot/Instagram

Prezantuesja reagoi ashpër menjëherë duke i thënë se 'është vetë' dhe se do ta 'njohë së shpejti'.

Duket se Erjolës i ngeli hatri për epitetin që i vuri Roza dhe se sipas saj është fjalë e rëndë. /Telegrafi/