Në krahasim me vitin e kaluar, sivjet janë 14 mijë hektarë të korra të grurit më pak (Video)

Importi dhe konkurrenca jo e drejtë në treg e grurit dhe miellit në Kosovë ka ndikuar dukshëm tek kultivuesit, që të ulet interesimi në mbjellje dhe përpunim.
Vitin 2016 kemi pasur të korrura mbi 84 mijë hektarë, ndërsa për këtë vit 70 mijë hektarë
Kryetari i Shoqatës së Prodhuesve të Grurit, Pal Gjuraj, thotë se kriteret e përcaktuara nga ana Ministrisë së Bujqësisë janë të vështira për t’u përmbushur nga ana e bujqve. Kësisoj, ata kanë bërë kërkesë që të ketë masa lehtësuese.
Drejtori i Departamentit për Politika Bujqësore dhe Tregjeve, Isuf Cikaqi, thotë se kulturën e grurit e kanë përkrahur nga viti në vit. Ai po ashtu shton se varet nga interesimi i kultivuesve se sa do të ketë të mbjella të grurit.
Kosova ka kapacitete për të prodhuar grurë dhe miell për 8.5 milionë banorë, por këto kapacitete nuk janë duke u shfrytëzuar për shkak të kushteve të tregut. /Tribuna Channel/














































