LAJMI I FUNDIT:

Në Kosovë, vapë edhe javën e ardhshme

Në Kosovë, vapë edhe javën e ardhshme

Gjatë pesë ditëve të ardhshme mbi vendin tonë do të vazhdojë të mbajë mot i nxehtë me temperatura deri në 36 gradë Celsius.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, nga dita e hënë deri të mërkurën ka mundësi që të ketë ndryshim të motit, por jo në gjithë territorin.

“Temperaturat minimale gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-36 gradë Celsius”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.


Indeksi i rrezeve ultraviolet (UV) mbetet i lartë, andaj qytetarët këshillohen që nga ora 10:00-17:00 të shmangin kontaktin direkt me rrezet e diellit ose të mbajnë masa mbrojtëse. Do të fryjë erë nga juglindja dhe jugperëndimi e lehtë dhe lokalisht e fortë, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Javën e kaluar kishte reshje në jug dhe jugperëndim të vendit, ndonëse kishte parashikime të ketë reshje edhe në pjesët tjera të territorit, por prezenca e masave të fuqishme të ajrit nga perëndimi i vendit, i ndryshuan kushtet meteorologjike duke i zhvendosur vranësirat rrëzë maleve.

Reshje shiu në formë rrebeshi kishte kryesisht në malet e Sharrit, përfshirë fshatrat e rrethit të Dragashit e deri në pjesën jugore të qytetit të Prizrenit, kurse pjesa tjetër e territorit mbeti nën ndikimin e masave të ajrit me presion të rritur atmosferik, vranësira të paqëndrueshme dhe rreze dielli. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia del me raport, 14 vrasje për nëntë muaj, rritje e dhunës në familje dhe rritje e gjobave në trafik

Policia del me raport, 14 vrasje për nëntë muaj, rritje e dhunës në familje dhe rritje e gjobave në trafik

Lajme
AVONET: Dënojmë dhunën e Policisë ndaj gjashtë të rinjve në Vushtrri, hetim urgjent dhe llogaridhënie

AVONET: Dënojmë dhunën e Policisë ndaj gjashtë të rinjve në Vushtrri, hetim urgjent dhe llogaridhënie

Lajme
Mimoza Kusari - Lila diagnostikohet me kancer të gjirit, njofton se ka kryer operimin në QKUK

Mimoza Kusari - Lila diagnostikohet me kancer të gjirit, njofton se ka kryer operimin në QKUK

Lajme
Kos: Të gjejmë rrugë të tjera nëse Kosova dhe Serbia s’pajtohen

Kos: Të gjejmë rrugë të tjera nëse Kosova dhe Serbia s’pajtohen

Lajme
Organizoi tentimvrasjen e dy personave, i dyshuari ekstradohet nga Spanja në Shqipëri nën masa të rrepta sigurie

Organizoi tentimvrasjen e dy personave, i dyshuari ekstradohet nga Spanja në Shqipëri nën masa të rrepta sigurie

Lajme
Gjobitet shoferi me 400 euro gjobë, pikë negative e masë mbrojtëse, drejtoi veturën me fëmijë në prehër

Gjobitet shoferi me 400 euro gjobë, pikë negative e masë mbrojtëse, drejtoi veturën me fëmijë në prehër

Kronika e Zezë
Kalo në kategori