Me gjithë përpjekjet për të liruar hapësira të mjaftueshme për trajtimin e pacientëve me COVID-19, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe drejtori i Shërbimit Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi kanë thënë se nga 700 shtretër të dedikuar për këtë qëllim, vetëm edhe 130 shtretër janë në dispozicion për momentin.
Kjo, pasi pjesa tjetër e shtretërve janë të zënë, ku 570 pacientë janë tashmë duke u trajtuar nëpër klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe nëpër spitalet rajonale.
Ndërkohë që dita ditës, rastet pozitive me COVID-19 po rriten.

“Ne po bëjmë të pamundur që brenda kapaciteteve spitalore të krijojmë hapësira, dhe po bëjmë të pamundur të mos vijmë në pikën që të mos kemi ku t’i shtrijmë pacientët që kanë nevojë për tu shtrirë në spital. Ndërkohë që po flasim janë rreth 570 pacientë të shtrirë në QKUK dhe Spitale, ndërkaq në kemi vetëm 700 shtretër në dispozicion, nuk kemi më shumë. Tash ne duhet me riorganizuar edhe njëherë QKUK, për të mbyll ndoshta disa prej klinikave për t’i vënë në dispozicion të situatës. Jemi duke punuar edhe me spitalet private për të bërë hapësira të nevojshme”, tha Hoti gjatë konferencës për medie, percjellë Telegrafi.

Ndërkaq, drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi ka thënë se tashmë kanë riorganizuar QKUK-në, dhe se pacientëve ju ofrohet mundësia që të trajtohen edhe në disa spitale rajonale, por që sipas tij janë të obliguar që t’i ruajnë edhe shërbimet tjera bazë që duhet tu japin pacientëve që nuk janë të infektuar me COVID-19.
“Ne deri më tani kemi arritur të vëmë në dispozicion 700 shtretër, ku janë 570 të zënë. Nga 570, 250 janë në hapësirat e Klinikave të QKUK-së, ndërsa të tjerët në spitalet regjionale, derisa disa ditë më parë ishin të kundërtën. Për kundër kësaj, jemi të obliguar, që të ofrojmë shërbime edhe me pacientëve të tjerë. Sidomos për këto raste urgjente. Duhet të ruajmë edhe shërbimet bazike për të tjerët që nuk janë me COVID-19”, tha Krasniqi.

Ndryshe, vetëm sot Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 237 raste pozitive me COVID-19, 139 janë shëruar dhe 5 persona të infektuar me këtë virus kanë vdekur.
Sipas IKSHPK, gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 555 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 237 raste pozitive.

“Numri total i rasteve pozitive është 6.917 raste nga 33.844 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 169 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, njofon IKSHPK, transmeton Telegrafi.
“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 139 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej ,753 raste, kurse numri i rasteve aktive është “. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
"Bashkëpunimi i Shabanit e Qerimit me Serbinë për ta akuzuar UÇK-në për trafikim organesh", flet Shukri Buja

Anëtarësimi i Kosovës dhe Bosnjës në NATO do të izolonte ndikimin e Serbisë dhe Rusisë në rajon

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Kosova mund të ndjekë një rrugë të re drejt NATO-s, QKSS propozon modelin KECI

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

MPJD reagon pasi u anuluan disa fluturime Kosovë-Gjermani

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa