LAJMI I FUNDIT:

Në Kosovë edhe 14 viktima dhe 560 të infektuar me COVID-19

Në Kosovë edhe 14 viktima dhe 560 të infektuar me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 14 viktima nga coronavirusi, kurse janë shënuar edhe 560 raste të reja të infektuarve me këtë virus, nga 1,620 teste të kryera.

Sipas të dhënave të IKSHPK, gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1,620 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 560 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 14 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.


“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 6 raste (75, 74, 68, 66, 61, 48 vjeç), Ferizaj 2 raste (71, 62 vjeç), Gjakovë 2 raste (76, 60 vjeç), Pejë 2 raste (71, 72 vjeç), Gjilan 1 rast (56 vjeç), Istog 1 rast (64 vjeç)”, thuhet në njoftimin e IKSHPK, transmeton Telegrafi.

Sipas IKSHPK, numri total i rasteve pozitive është 42,377 raste nga 151,363 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1,087 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 678 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 27,821 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13,469.

“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 198 raste, Gjilan 54 raste, Mitrovicë 46 raste, Ferizaj 32 raste, Fushë-Kosovë 28 raste, Lipjan 23 raste, Podujevë 21 raste, Drenas 18 raste, Prizren 18 raste, Pejë 17 raste, Gjakovë 15 raste, Kamenicë 13 raste, Viti 11 raste, Vushtrri 11 raste, Obiliq 9 raste, Malishevë 7 raste, Suharekë 7 raste, Istog 5 raste, Klinë 5 raste, Rahovec 5 raste, Shtime 4 raste, Skenderaj 4 raste, Deçan 3 raste, Kaçanik 3 raste, Dragash 1 rast, Kllokot 1 rast, Zubin-Potok 1 rast”, thuhet në raportin e IKSHPK. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Kronika e Zezë
Policia kërkon informacione për identifikimin e një personi të dyshuar për vjedhje

Policia kërkon informacione për identifikimin e një personi të dyshuar për vjedhje

Kronika e Zezë
Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Politikë
​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

Lajme
“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Kalo në kategori