LAJMI I FUNDIT:

Në Kosovë, 571 raste të reja me COVID-19 dhe 9 të vdekur gjatë 24 orëve të fundit

Në Kosovë, 571 raste të reja me COVID-19 dhe 9 të vdekur gjatë 24 orëve të fundit
Klinika Infektive e QKUK në Prishtinë/ Foto: Ridvan Slivova

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë nëntë persona të infektuar me COVID-19 kanë humbur jetën, kurse janë regjistruar 571 raste të reja të infektuarve me këtë virus, nga 4,351 teste të kryera.

Sipas IKSHPK, gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4,351 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 571 raste pozitive.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 9 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (80, 79, 66 vjeç), Ferizaj 1 rast (80 vjeç), Gjakovë 1 rast (65 vjeç), Lipjan 1 rast (81 vjeç), Rahovec 1 rast (48 vjeç), Shtime 1 rast (81 vjeç), Vushtrri 1 rast (58 vjeç)”, thuhet në njoftimin e IKSHPK, përcjell Telegrafi.


Numri total i rasteve pozitive është 97,467 raste nga 471,004 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1,976 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 727 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 81,561 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13,930.

“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 195 raste, Ferizaj 60 raste, Gjilan 51 raste, Gjakovë 37 raste, Pejë 30 raste, Mitrovicë 29 raste, Fushë-Kosovë 22 raste, Podujevë 21 raste, Lipjan 19 raste, Viti 16 raste, Obiliq 14 raste, Vushtrri 12 raste, Prizren 11 raste, Skenderaj 11 raste, Deçan 7 raste, Drenas 7 raste, Klinë 5 raste, Malishevë 5 raste, Suharekë 5 raste, Kamenicë 4 raste, Rahovec 3 raste, Istog 2 raste, Kaçanik 2 raste, Shtërpcë 2 raste dhe Shtime 1 rast”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori