Policia e shtetit ka njoftuar se ka realizuar një operacion në Korçë.
Në njoftim thuhet se operacioni u bë nga Sektori Kundër Narkotikëve Korçë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë dhe Komisariatin e Policisë Kavajë.
“Arrestohen 4 shtetas,(ndërmjet tyre një shtetas turk) dhe procedohet një shtetas në gjendje të lirë. Sekuestrohet 1 armë zjarri pistoletë , 57 gramë kokainë, një shumë e konsiderueshme parash( rreth 9000 euro ), 5 aparate celularë, 3 pasaporta biometrike dhe një automjet. Automjeti i shpallur alert nga Interpol Roma”, thuhet në njoftim.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Korçë, pas informacionit të marrë në rrugë operative për disa shtetas nga Rrogozhina që udhëtonin në drejtim të Korçës për të cilët dyshohej se po transportonin lëndë narkotike, si dhe bazuar në informacionin e marrë nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, për një automjet me targa të huaja që ishte i shpallur alert nga Interpol Roma, automjet me të cilin mund ta përdorin shtetasit që dyshoheshin për shpërndarje kokaine, menjëherë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Koordinimi”
Në kuadër të operacionit në hyrje të qytetit të Korçës shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin e dyshuar tip Benz me targa të huaja që drejtohej nga shtetasi A.D , automjet në të cilin udhëtonin dhe tre shtetas të tjerë (një shtetas turk, një shtetase e mitur 17 vjeçe dhe një 34 vjeçar)
Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi kokaine, një shumë të konsiderueshme parash rreth 9000 euro.
Si dhe gjatë kontrollit të kryer nga Policia e Kavajës, në banesat e këtyre shtetasve në Rrogozhinë policia gjeti në banesën e shtetasit turk një armë zjarri pistoletë.
Nga veprimet hetimore të kryera nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Korçë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: A. D., 40 vjeç, banues në Rrogozhinë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim dhe “Trafikimi i mjeteve motorike”.
Shtetasit turk O. Ç., 44 vjeç, për veprat penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve”.
E. Xh., 34 vjeç, banues në Rrogozhinë dhe një 17-vjeçare për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim.
Në vijim të verimeve procedurale është proceduar penalisht dhe një shtetas që dyshohet i implikuar në këtë veprimtari, konkretisht shtetasi G. K., 20 vjeç, banues në Rrogozhinë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Parashikimi i motit për fundjavë

Kontrollet e policisë në disa komuna në veri, Policia jep detaje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit