LAJMI I FUNDIT:

Në Klinikën Infektive ​36 pacientë me COVID-19, një në gjendje të rëndë

Në Klinikën Infektive ​36 pacientë me COVID-19, një në gjendje të rëndë

Janë 36 pacientë të konfirmuar me COVID-19, të cilët po trajtohen gjatë ditës se sotme në Klinikën Infektive. Gjashtë nga këta janë në oksigjeno-terapi, ndërsa, një i cili është edhe në hemodializë është në gjendje më të rëndë.

Infektologu Nderim Hasani për KosovaPress, thotë se janë edhe katër të infektuar të tjerë të cilët janë në hemodializë.

“Aktualisht në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar 36 persona me COVID-19 pozitiv. Nga ta gjashtë pacientë janë në oksigjeno-terapi dhe gjendja e tyre është stabile. Prej tyre janë duke u trajtuar në Kujdesin Intensiv një paciente, e cila është në modusin e ventilimit mekanik dhe ajo bën edhe seanca të hemodializës. Ndër ta, edhe katër të tjerë bëjnë seanca të hemodializë”, thotë Hasani.


Infektologu Hasani thotë se personat të cilët janë në gjendje më të rëndë janë të moshës së shtyrë.

“Kryesisht nga gjithë këta që janë në gjendje më të rënduar janë në moshë të shtyrë apo gjeneratë e tretë”, shton ai.

Ndërsa, gjatë ditës priten rezultatet edhe për tre pacientë të tjerë.

“Në bazë të numrit që vijnë pacientët i marrim strisho, ajo çfarë mund të themi është se për tre nga këta jemi në pritje të rezultatit nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik për tu konfirmuar apo përjashtuar infeksioni”, thekson Hasani.

Ndër të tjera, ai thekson se brenda dy jave pritet që të bie dukshëm numri i personave të infektuar me coronavirus.

“Fatmirësisht ne duke parë rrjedhën e pacientëve mund të themi se kemi hyrë në një fazë ku presim rënie edhe të numrit të të paraqiturve por edhe të infektuarve dhe nëse më lejohet jo si prognozë por thjesht si analizë, ne presim që brenda dy javëve gjendja do të shkon drejt uljes, apo ajo lakorja do të ketë një rënie të dukshme”, shprehet Hasani.

Në Kosovë deri më tani janë konfirmuar 806 persona të infektuar me COVID-19. Prej tyre 271 janë shëruar, ndërsa 22 pacientë me këtë virus kanë ndërruar jetë.

Në trend Lajme

Më shumë
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori