LAJMI I FUNDIT:

Në Klinikën e Kardiokirurgjisë në Prishtinë kryhet me sukses një operacion i rëndë

Në Klinikën e Kardiokirurgjisë në Prishtinë kryhet me sukses një operacion i rëndë

Në Klinikën e Kardiokirurgjisë në QKUK është kryer një operacion i rëndë te një pacient i moshës rreth 31-vjeçare.

Kardiokirurgu Ramë Alaj, i cili e ka kryer këtë intervenim, ka thënë se pacienti kishte çarje të arotës, enës kryesore të gjakut – rreth 9 cm, më e madhja deri tani e regjistruar në këtë klinikë.

“Gjatë kësaj jave në klinikën e kardiokirurgjisë kam operuar një pacient në moshë shumë të re (viti: 1991) me dg. Acute Aortic Dissection et Aortic Valve Regurgitation (ҫarje e arotës rreth 9 cm), më e madhja e regjistruar deri më tani në klinikën tone” ka shkruar Alaj në Facebook.


Sipas tij, ky operacion është realizuar me sukses falë punës ekipore.

“Kjo falë punës ekipore intraoperative dhe postoperative me: Dr. Shpejtim Shurdhiqi, Dr. Leonard Bytyqi, Dr. Ngadhnjim Arifi, Dr. Erblin Beqiraj, anestesion: Dr. Dafina Matoshi, Dr. Doruntina Bunjaku, perfusion: Genc Tasholli, Shyqyri Hoxha, ins. Edonesa”, ka shkruar më tutje mjeku Alaj.

Ai është shprehur se ky postim nuk është për të treguar punën e tyre rutinë, por për të ngritur vetëdijen te qytetarët.

“Po e bëj këtë postim jo për të treguar punën tonë rutinë, po për shkak të vetëdijesimit të pacientëve dhe kolegëve tanë, që mos ta anashkalojmë një sëmundje të tillë vrastare me një vdekshmëri 1-2% në orë dhe 50% në 48 orë e që haset në 3.5 raste në 100.000 banor”, ka thënë ai, derisa ka kërkuar që të mos nënçmohen dhembjet e gjoksit. /Telegrafit/

Në trend Lajme

Më shumë
Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Lajme
Çka ndodhi me arrestimin e ish-ushtarit të UÇK-së Emin Bajrami nga autoritetet maqedonase?

Çka ndodhi me arrestimin e ish-ushtarit të UÇK-së Emin Bajrami nga autoritetet maqedonase?

Lajme
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Lajme
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare - Hekuran Nikçi, kryeinspektor i punës ndalohet për 48 orë

Dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare - Hekuran Nikçi, kryeinspektor i punës ndalohet për 48 orë

Lajme
Kalo në kategori