LAJMI I FUNDIT:

Në Klinë eliminohen 5 deponi ilegale të mbeturinave

Në Klinë eliminohen 5 deponi ilegale të mbeturinave

Komuna e Klinës në bashkëpunim me Kompaninë Publike “Ambienti” në Klinë, sot kanë ndërmarrë aksionin për eliminimin e deponive ilegale brenda qytetit.

Dardan Bashota, zyrtar për ambient në Drejtorinë e Urbanizmit, ka treguar se janë eliminuar, 5 deponi ilegale të mbeturinave. Behët fjale për deponitë të parku i qytetit, afër banesave sociale, të njësia e PTT-së, afër Shkollës Fillore “ Ismet Rraci” dhe afër Njësisë së Zjarrfikësve.

Drejtoria e shërbimeve publike, apelon të qytetarët që të mos hedhin mbeturina në vendet e ndaluara. Tahir Morina, drejtor i Kompanisë “ Ambienti” , njofton se aksioni ka shkuar mirë dhe se Komuna bashke me Kompaninë janë të përkushtuara në pastrimin e ambientit dhe eliminimin e të gjitha deponive që janë krijuar vite me parë.


Aksioni vazhdon me 24 maj në moton “Ta pastrojmë Kosovën” dhe ftojmë qytetarët që të na bashkëngjiten. Siç dihet, Komuna e Klinës është në rrugë të mirë për të fituar projektin e financuar nga Organizata gjermane GIZ të quajtur “Gara për Mjedis të Pastër”.

Komuna e Klinës ka caktuar koordinatorin e grupit punues, kryetar i së cilës është zgjedhur Dardan Bashota si dhe katër anëtar të tjerë të cilët do të punojnë në Hartimin e Planit Komunal për Menaxhimin e Mbeturinave.

Në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe me mbështetje te GIZ-it me mjete logjistike, janë identifikuar të gjitha deponitë
ilegale të mbeturinave në zonat rurale dhe urbane të cilat janë krijuar vite me parë dhe nuk i takojnë dy viteve të fundit pasi qe gjitha fshatrat janë në sistem organizativ të mbledhjes së mbeturinave. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori